Debati presidencial, demokratët
akuza republikanit Donald Trump

Debati presidencial, demokratët<br />akuza republikanit Donald Trump
Kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders kanë kritikuar kandidatin udhëheqës të republikanëve, Donald Trump, për thirrjen e tij për të ndaluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Donald Trump është “rekrutuesi më i madh për ISIS-in”. Kandidati Bernie Sanders, ka kërkuar falje nga rivalja Hillary Clinton për shkak se ekipi i tij kishte vjedhur të dhëna të vlefshme votuese nga ekipi i fushatës së zonjës Clinton.

“Kjo nuk është mënyrë e fushatës që ne e zhvillojmë”, tha Sanders gjatë debatit të kandidatëve presidencialë demokratë në Mançester të Nju Hempshirit. Të dy këta kandidatë janë përplasur lidhur me Sirinë, ndërsa Sanders ka akuzuar zonjën Clinton se kishte mbështetur në ndërrimin e regjimit. Por klinton iu përgjigj se duhet lidership i Shteteve të Bashkuara.

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin, atëherë nuk ka lider tjetër, ekziston vakuum”, tha Clinton. Sanders, nga ana tjetër, ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara së pari duhet të koncentrohen që t’i shkaktojnë disfatë Shteti Islamik.

Në debat ka marrë pjesë edhe guvernatori i Merilendit, Martin O’Malley. Ish sekretarja amerikane Hillary Clinton është ajo që drejton kampin e kandidatëve demokratë, ndërsa mbështetja për të rritet nga dita në ditë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës