Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)

Takimi i kryeministrit Edi Rama ka nisur me pyetje të disa studentëve, si dhe me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i drejtoi pyetjen nëse janë rritur apo jo tarifat dhe më pas i tha publikisht se i ishte mbajtur i fshehtë prania e tij në takim. Pas fjalës së saj, vajza vendosi të largohej. Kaq mjaftoi që të reagonte kryeministri Rama.

“Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Ose nga ju kryeministër, ose nga rektori. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa”, tha ajo.

Rama iu drejtua studentes duke i thënë se për të pritur një përgjigje, do t'i duhej të qëndronte. Kreu i ekzekutivit i tha studentes më tej se nuk ishin këto rregullat e mirësjelljes si dhe iu drejtua studentëve që duartrokitën duke i thënë se mund të largoheshin nëse do donin. "Refuzimi për të folur nuk është argument. Studentët e dhjetorit atëherë u ngritën në mënyrë paqësore sepse reagimi i atëhershëm edhe mund të nxirrte tanket në rrugë. Ju po kërkoni të humbni diçka që e kërkuat vetë".


Lajmi kryesor:

Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit


b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram