GJERMANI-Largimi i një familje shqiptare me 6 anëtarë ka sjellë reagimin e komunitetit vendas në distriktin Plon.
 
Banorët e zonës ku jetonte familja shqiptare kanë protestuar kundër vendimit të depërtimit, ndërsa kanë kundërshtuar edhe faktin se largimi ka ndodhur në orën 04:00.
 
Shkak për largimin e familjes shqiptare nga Shkodra ishte bërë një gabim gjatë procesit të shqyrtimit të dosjes së lejes së qëndrimit.
 
Por edhe pse familja shqiptare ka apeluar vendimin, gjykata nuk ka marrë vendim, ndërsa policia i largoi.
 
Organizatat për të Drejtat e Refugjatëve në Gjermani kanë protestuar së bashku me banorët duke kërkuar që familja shqiptare të rikthehet deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari.
 
Autoritetet gjermane pas interesimit të medias dhe protestës e pranojnë faktin se është gabuar me procedurat, por nuk pranojnë rikthimin e shqiptarëve.
 
Ndërsa banorët e zonës ku jetonte familja shqiptare vijojnë që të kërkojnë rikthimin e shkodranëve në Gjermani. 

gjermanët
Familja shqiptare nga Shkodra