Dëbimi i palestinezëve nga Gaza, DASH refuzon Izraelin

Dëbimi i palestinezëve nga Gaza, DASH refuzon Izraelin

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër deklaratat e qeverisë izraelite për dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

“SHBA kundërshton deklaratat e fundit nga ministrat izraelitë që mbrojnë zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.

“Kjo retorikë është nxitëse dhe e papërgjegjshme”, theksoi ai.

“Na është thënë vazhdimisht dhe vazhdimisht nga qeveria e Izraelit, përfshirë edhe kryeministrin, se deklarata të tilla nuk pasqyrojnë politikën e qeverisë izraelite. Ato duhet të ndalojnë menjëherë”, tha Miller.

”Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze, me Hamasin që nuk ka më kontroll mi të ardhmen e saj dhe pa grupe terroriste, në gjendje të kërcënojnë Izraelin”, tha ai.

“Kjo është e ardhmja që ne kërkojmë, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve, rajonit përreth dhe botës”, përfundoi ai.

Në vitin 2005, Izraeli u tërhoq nga Rripi i Gazës dhe evakuoi më shumë se 20 vendbanime izraelite. Për Kombet e Bashkuara, Rripi i Gazës është ende territor i pushtuar për Izraelin, sepse kontrollon të gjitha pikat kufitare përveç njërës.

Izraeli pohon se pushtimi përfundoi me tërheqjen në 2005. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon që ushtria të mbajë kontrollin e sigurisë edhe pas luftës dhe po bën thirrje që Gaza të çmilitarizohet


Lajmi kryesor:

Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave