Iran, shpërthime pranë varrit të gjeneralit Soleimani, 103 të vrarë! SHBA: S'besojmë se Izraeli qëndron pas! Lideri i Hezbollahut i paralajmëron me 'luftë pa rregulla'

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme. Të paktën 103 të vrarë dhe mbi 170 janë plagosur pas shpërthimeve në Iran në rrugën që të çon në varrezat e Kerman, ku dhe është varrosur gjenerali Iranian, Qassem Soleimani raportojnë mediat vendase.

Shpërthimet ndodhën gjatë një ceremonie organizuar sot (3 janar 2024) për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike. Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020. Zv/guvernatori lokal e quajti sulm terrorist.

Vetë SHBA tha se nuk është e përfshirë, por shtoi se "nuk beson që as Izraeli të jetë i përfshirë në sulm". Kurse qëndrimi i liderit të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallhah ka qenë i ashpër ndaj Izraelit duke e paralajmëruar se do t’i përgjigjet me luftë çdo sulmi.

Ndërkohë tensionet mes Izraelit dhe Hamasit janë rritur së tepërmi prej ditës së djeshme pas vrasjes në Bejrut të Saleh al-Arouri, politikanit numër dy të Hamasit se bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre dy komandantë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Izraelit të shmangë përshkallëzimin e situatës, veçanërisht në Liban. Edhe OKB bëri sot thirrje për vetëpërmbajtje.

Të gjitha format e negociatave mes Hamasit dhe Izraelit janë ndërprerë. Agjentët 007 të SHBA-së thotë se Hamas dhe grupet e tjera palestineze që luftojnë kundër izraelit po përdorin spitalin Al Shifa në Gazaq si qendër komanduese të sulmeve. E bëri të ditur New York Times duke cituar burime të inteligjencës amerikane.

Të gjitha lajmet sipas zhvillimeve i gjeni më poshtë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
Vrasja e zyrtarit të Hamasit në Liban, kreu i Hezbollahut e konsideron 'agresion flagrant izraelit'

1704318096_Capture4.png

Kreu i grupit të Hezbollahut në Liban tha të mërkurën se vrasja "nga Izraeli e zëvendës-shefit të Hamasit në Bejrut ishte një krim i madh dhe i rrezikshëm për të cilin ne nuk mund të heshtin". Në një fjalim televiziv, Sayyed Hassan Nasrallah i ofroi ngushëllimet e tij Hamasit, duke thënë se vrasja e zyrtarit të lartë të tij, Saleh al-Arouri të martën ishte një "agresion flagrant izraelit".
 

Ora 20:59
Sulmi me 103 viktima në Iran, Putin: Vrasja e njerëzve paqësorë është tronditëse dhe mizore

1704312154_vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv.JPG

Në një mesazh ngushëllimi drejtuar autoriteteve iraniane, presidenti rus Vladimir Putin dënoi si “tronditëse dhe mizore" sulmet që ndodhën sot në Kerman, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020

“Vrasja e njerëzve paqësorë që vizitojnë një varrezë është tronditëse...”, tha presidenti rus në një mesazh ngushëllimi për homologun e tij iranian Ibrahim Raishi dhe Ayatollah Ali Khamenei, sipas Kremlinit.

“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij”, shtoi Putin,.

Ora 20:30
'S'jemi të përfshirë', SHBA: Nuk besojmë se Izraeli qëndron pas shpërthime vdekjeprurëse në Iran

1704310799_145208509d34f10b83ffe4481bdcb8cd32c402536.jpg

SHBA ka deklaruar se nuk është e përfshirë në sulmin e ndodhur në një varrezë në qytetin Kerma, ku po mbahej një ceremoni përkujtimore për komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, i cili u vra nga forcat amerikane në vitin 2020.

"Shtetet e Bashkuara nuk janë të përfshira në asnjë mënyrë në sulmin në Kerman, Iran dhe nuk ka asnjë arsye për të besuar se Izraeli është i përfshirë në masakër”. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.

Ora 20:08
Lideri i Hezbollahut paralajmëron ashpër Izraelin: Do të luftojmë pa rregulla nëse nisni luftën kundër Libanit

1704309317_AP23292426444816.jpg

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallhah pas sulmit me 100 viktima ka paralajmëruar Izraelin se nëse do të nisin luftër kundër Libanit do të përballen me një përgjigje të ashpër.  Drejtuar izraelit ai ka thënë se do t’i përgjigjet me luftë pa rregulla çdo sulmi.

“Nëse Izraeli mendon të nisë një luftë kundër Libanit, ne do të luftojmë pa kufij dhe pa rregulla”, ka theksuar ai.

"Do të jetë shumë, shumë e kushtueshme. Ne po kujdesemi për interesat libaneze." 

Ora 20:00
Vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit në Bejrut, SHBA e shqetësuar për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

 

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në Gaza pas vrasjes së një prej udhëheqësve të Hamasit në Bejrut, ka thënë Departamenti i Shtetit. Izraeli është fajësuar për shpërthimin në Liban, por nuk ka një konfimin prej tyre. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, tha se Uashingtonit nuk i ishte dhënë njoftimi paraprak për sulmin dhe nuk mund të jepte një vlerësim se kush e kreu atë. 

Ora 17:54
Izraeli në gjendje të lartë gatishmërie pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit në Bejrut

1704301026_hamasi.jpg

Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të situatës me Hezbollahun, pas vrasjes së një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm në Bejrut.  Mendohet gjerësisht se sulmi u krye nga Izraeli, ndërsa është shtuar rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.  Saleh Arouri, është udhëheqësi më i lartë i Hamasit i vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza.

 

Ora 16:42
Konflikti Izrael-Hamas/ Borrell: Zgjidhja duhet të imponohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndryshe palët s’do arrijnë kurrë marrëveshje

1695999512_josepborrell.jpg

Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrel ka deklaruar ditën e sotme se komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit pasi palët ndërluftuese nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të pajtohen.

“Unë besoj se ne kemi mësuar në këto 30 vjet se zgjidhja duhet të jetë e detyrueshme nga jashtë, sepse dy palët nuk do të jenë kurrë në gjendje të arrijnë marrëveshje”, tha Borrell në Lisbonë.

Ai paralajmëroi se “nëse kjo tragjedi nuk merr fund së shpejti, e tërë Lindja e Mesme do të “digjet”.

Lufta arriti deri në Liban të martën me vrasjen e zëvendësliderit të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Bejrut nga një sulm me dron.

Ora 16:36
Sulmi në përvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian, Teherani: Përgjigjja do të jetë e fortë dhe e shpejtë

1704296662_lcimg1e2d52d0fe0647eda2e16c3b9e9bff39.jpeg

Teherani ka paralajmëruar se do të përgjigjet pas shpërthimeve në ngjarjen e organizuar për të nderuar gjeneralin Qassem Soleimani që u vra në një sulm ajror amerikan më 2020.

"Përgjigja e Teheranit ndaj këtij 'akti terrorist' do të jetë e fuqishme dhe dërrmuese dhe do të vijë në kohën më të shpejt  të mundshme". Këto janë deklaratat, të raportuara nga agjencia Irna, e ministrit të Brendshëm iranian Ahmed Vahidi pas sulmit të sotëm.

Ora 14:51
VIDEO/ Shpërthim në Iran, afër varrit të gjeneralit Qassem Soleimani në Kerman, mbi 73 të vrarë

Irani është tronditur sot nga dy shpërthime pranë vendit ku është varrosur gjenerali iranian Qassem Soleimani në Kerman. Televizioni publik iranian flet për të paktën 73 të vrarë

Televizioni publik duke cituar zv/guvernatorin lokal i cilëson sulmet terroriste. Said Shearbaf, kryebashkiaku i qytetit ku është varrosur Soleimani tha se dy shpërthimet ndodhën me një distancë prej 10 minutash. Një video e publikuar në rrjete sociale tregon trupa të pajetë në rrugë.

Qindra njerëz po ecnin drejt varrit të Soleimani, të mërkurën, si pjesë e një ceremonie për të përkujtuar Gjeneralin i cili u vra në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.

Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Si komandant i krahut të operacioneve jashtë shtetit të Gardës Revolucionare, Forca Quds, ai ishte arkitekti i politikës iraniane në të gjithë rajonin.

Presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen në vitin 2020, e përshkroi Soleimanin si "terroristin numër një kudo në botë".

Ora 11:15
Media izraelite publikon fletëpalosjen: Po përhapet në ‘West Bank’ pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, fton njerëzit të përballen me ushtrinë

1704294138_7835fc5c63de4377b092789c7569f5b1.jpg

Media izraelite Haaretz ka publikuar në faqen e saj një fletëpalosje, e cila, sipas gazetës, është shpërndarë në ‘West Banka’ (Bregun Perëndimor) pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri në Bejri. Në këtë fletëpalosje sipas gazetës njerëzit ftohen që të përballen me ushtrinë izraelite.

Ora 09:56
Vrasja e numrit 2 të Hamasit, Macron thirrje Izraelit të shmangë përshkallëzimin e situatës, sidomos në Liban

1702665075_emmanuelmacron.JPG

Presidenti francez, Emmanuel Macron ftoi Izraelin të ndalojë përshkallëzimin ‘sidomos në Liban’ pas sulmit që vrau numrin dy të Hamasit në Beirut.

Macron, i cili foli në telefon me ministrin izraelit dhe anëtarin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka deklaruar se "është thelbësore të shmanget përshkallëzimi" dhe se Franca do të vazhdojë t'i transmetojë këto mesazhe tek të gjithë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi”.

Ora 09:42
Agjentët amerikanë 007: Spitali Al Shifa qendër e operacioneve të Hamasit

Foto: Shpërthimi në Bejrut

Agjentët 007 të SHBA-së thotë se Hamas dhe grupet e tjera palestineze që luftojnë kundër izraelit po përdorin spitalin Al Shifa në Gazaq si qendër komanduese të sulmeve. E bëri të ditur Neë York Times duke cituar burime të inteligjencës amerikane.

Spitali ka qenë në qendër të një operacioni në Izrael e të shumë kritikave në nivel ndërkombëtar. Sipas agjentëve 007 luftëtarët e Hamasit kanë evakuuar spitalin disa ditë para operacionit duke shkatërruar të gjitha dokumentet dhe pajisjet elektronike. Ata thonë gjithashtu se në spital janë mbajtur për disa ditë edhe pengjet izraelite.

Ora 09:35
U vra nga një sulm me dron në Bejrut, kush ishte Al Arouri, njeriu që mbante lidhjet e Hamasit me Iranin e Hezbollah

Saleh al Arouri me Ayatollah Khamenei në vitin 2019 në Teheran

Saleh al Arouri ishte njeriu i lidhjeve: me Iranin, me Hezbollahun libanez dhe me Bregun Perëndimor të cilin ai ëndërronte ta vinte nën udhëheqjen e Hamasit. Thuhet se al Arouri, ishte i vetmi lider jashtë Rripit të Gazës që dinte paraprakisht për sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Saleh al Arouri u vra një ditë më parë së bashku me pesë zyrtarë të tjerë të Hamasit, të gjithë komandantë ushtarakë, sipas informacioneve.

Vrasja e tyre u bë në Dahieh, lagja fortesë e Hezbollahut në Bejrutin Jugor, ku Arouri shpesh ndryshonte vendet e fshehjes, por në përgjithësi lëvizte i sigurt.

Netanyahu kishte premtuar: do të godasim liderët e Hamasit kudo në botë, pa marrë parasysh sa kohë duhet, siç bëri Golda Meier për t'u hakmarrë për masakrën në Lojërat Olimpike të Mynihut në 1972. Operacioni ‘Zemërimi i Zotit’ mori dy dekada për të eliminuar të gjithë palestinezët përgjegjës për atë sulm.

Por kjo është një luftë dhe vrasja e Dahieh rrezikon të ndryshojë ekuilibrin e brishtë që deri më tani ka shmangur konfliktin rajonal në shkallë të plotë. 

Arouri ishte Hamasi ‘i ri’. Pesëdhjetë e tetë vjeç, me origjinë nga Aroura, afër Ramallah, në Bregun Perëndimor, ai kishte themeluar Brigadat Izz al Din al Qassam, krahu i armatosur i grupit, ishte përgjegjës për të në Bregun Perëndimor dhe kishte një peshë udhëheqëse politike.

Ai ishte deputeti i Haniyeh, numri dy në Byronë Politike, i cili kishte dashur fort të largonte lëvizjen palestineze nga udhëheqja.

Po ashtu ai ishte teoricieni për një strategji që synonte të prishte ndarjen midis Bregut Perëndimor dhe Gazës, duke i lidhur ato në një aleancë më të gjerë me boshtin shiit. 

Pas ndarjes së vitit 2014 midis Hamasit dhe Hezbollahut, të rreshtuar në fronte të kundërta në luftën civile siriane, ishte vetë Arouri ai që ndreqi lidhjet me Teheranin dhe Nasrallah. Në atë kohë ai kaloi shumë kohë në Stamboll.

Ora 09:31
Dëbimi i palestinezëve nga Gaza, DASH refuzon Izraelin

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër deklaratat e qeverisë izraelite për dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

“SHBA kundërshton deklaratat e fundit nga ministrat izraelitë që mbrojnë zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.

“Kjo retorikë është nxitëse dhe e papërgjegjshme”, theksoi ai.

“Na është thënë vazhdimisht dhe vazhdimisht nga qeveria e Izraelit, përfshirë edhe kryeministrin, se deklarata të tilla nuk pasqyrojnë politikën e qeverisë izraelite. Ato duhet të ndalojnë menjëherë”, tha Miller.

Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze, me Hamasin që nuk ka më kontroll mi të ardhmen e saj dhe pa grupe terroriste, në gjendje të kërcënojnë Izraelin”, tha ai.

“Kjo është e ardhmja që ne kërkojmë, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve, rajonit përreth dhe botës”, përfundoi ai.

Në vitin 2005, Izraeli u tërhoq nga Rripi i Gazës dhe evakuoi më shumë se 20 vendbanime izraelite. Për Kombet e Bashkuara, Rripi i Gazës është ende territor i pushtuar për Izraelin, sepse kontrollon të gjitha pikat kufitare përveç njërës.

Izraeli pohon se pushtimi përfundoi me tërheqjen në 2005. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon që ushtria të mbajë kontrollin e sigurisë edhe pas luftës dhe po bën thirrje që Gaza të çmilitarizohet

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 04/01/2024 08:27

    Kur leshohet "qeni"nga zinxhiri nuk dihet ke dhe ku kafshon.

    Përgjigju
  • Beni: 03/01/2024 22:29

    Izraeli shume po kruhet me te gjithe vendet fqinje por do ti futet ndonje hu qe mos te dije nga te shkoje pastaj

    Përgjigju
  • Bim: 03/01/2024 11:11

    Israeli dhe Nazismi tashme nuk ndryshojn ne asgja. Hamasi ka me vra disa pengje e pergjegjsia eshte e gjitha e sionistave

    Përgjigju
    • Drini: 03/01/2024 15:42

      Ti malok merr vesh shume nga politika

  • Zylo cifyti: 03/01/2024 09:34

    Keshtu eshte kur qeni del nga zinxhiri.

    Përgjigju
  • Igor: 03/01/2024 08:11

    Nji propagande Amerikane pa krype perendimi dhe Amerikanet i dhane driten jeshile Izraelit qe te bene kete zhdukjen e popullit Palestineze kudo qe jetojne ne ato teritore,keta e ndihmojne qe te vrasi grate dhe femi te pa fajshem dhe kjo done te thote zhdukja e popullit Palestineze nga e gjith Palestina.

    Përgjigju
    • Scutari: 04/01/2024 06:17

      Da da tavarish...

    • Turi: 03/01/2024 10:18

      Amerikanet dhe cifutet jane gangrena e botes , njerez te ndyre dhe manipulator do zoti ju vjen fundi sa me shpejt qe te dyve te shpetoj bota

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)