Dëbimi i PSD nga selia e saj
verifikim përmbaruesit privat

Dëbimi i PSD nga selia e saj<br />verifikim përmbaruesit privat
TIRANË - Lirimi i selisë së Partisë Social Demokrate dhe përplasja mes Policisë së Shtetit, asaj private dhe përbarimit privat, ka vënë nën hetim edhe përmbaruesin, Baftjar Nela.

Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur sot në mesditë se, gjatë konfliktit të ditës së djeshme, shtetasi Baftjar Avdulla Nela, me precendentë të mëparshëm penalë (goditje me mjete të forta, armëmbajtje pa leje etj), është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë numër 3 Tiranë.
 
Nela është shoqëruar në polici, pasi ka hyrë me dhunë dhe nxjerrë jashtë një  punonjës të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike “A- 2000” e cila kishte marrëveshje dypalëshe me PSD për ruajtjen e këtij objekti, në rrugën “Fortuzi”.
 
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, ndaj Baftjar Nelaj-t, janë duke vazhduar verifikimet për sqarimin e rolit të tij, gjatë incidentit të ditës së djeshme, si dhe legjitimitetin ose jo të veprimeve përgjatë ushtrimit të detyrës duke tejkaluar kompetencat funksionale si përmbarues Gjyqësor Privat.
 
Nga ana e përmbaruesit gjyqësor Baftjar Nelaj nuk është depozituar asnjë kërkesë për mbështetje në kryerjen e ekzekutimit të vendimit, bazuar në Akt-marrëveshjen përmes Policisë së Shtetit dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat.
 
“Theksojmë se, ndërhyrja e shërbimeve të policisë së shtetit, ka qenë e bazuar në ligj dhe ajo është realizuar vetëm pas konfrontimit të palëve, me synim shuarjen e konfliktit dhe sqarimin e rrethanave. Strukturat e Policisë së Shtetit, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga Ligji, paanshmëria, objektiviteti, me qëllim parandalimin në kohë të shkeljeve të ligjshmësi dhe vënien përpara përgjegjësi ligjore të autorëve”, thuhet në deklaratën për median, nga Ministria e Brendshme.
 
Ditën e djeshme, Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e tre punonjësve të shërbimit të Ruajtjes dhe Sigurisë Publike “AULONA POL-1”, të cilët kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë se rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin