Numri total i biletave të shitura nga aktivitetet kulturore është rritur me 57% duke rritur të ardhurat me 96%. Sipas ministrit Blendi Gonxhja, i cili e dha lajmin në konferencën për shtyp, kjo përkthehet në rreth 5 milionë e 970 mijë lekë të reja, një e dhënë që ai e nënvizoi. Numri i pjesëmarrësve dhe i shfaqjeve është rritur paralelisht me 7%.

Gonxhja vlerësoi arritjet e teatrove ku ai Kombëtar ka rritje me 627% të biletave dhe 52% të ardhura. Ai nënvizoi edhe Cirkun Kombëtar, i cili pavarësisht kushteve, ka 117% më shumë bileta.

 “Në Teatrin Kombëtar, kemi 627% më shumë bileta në 2 muajt e parë të vitit dhe 52% më shumë të ardhura. Teatri kombëtar, është e rëndësishme të bëjë shfaqje të nivelit të lartë. Në teatrin eksperimental 67% më shumë bileta dhe 155% më shumë të ardhura. 188% më shumë të ardhura në qendrën e kulturës për fëmijë. 591% më shumë të ardhura nga Cirku Kombëtar i cili edhe pse ende i pasistemuar përfundimisht, pa një qendër që të kryejë aktivitetin e vet për të cilin ne po punojmë në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, edhe në kushtet që jemi, Cirku Kombëtar ka 127% më shumë bileta”, tha Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Një muze arkeologjik nëntokësor në sheshin 'Nënë Tereza', Gonxhja: Qendër e jashtëzakoshme, nuk rrezikohen ambientet mbi tokë