Në Shishtavec të Kukësit, rruga afro një kilometër në hyrje të fshatit u bllokua sapo nisen reshjet intensive te bores. Sipas kryeplakut, kompania që mirëmban aksin Kukës–Shishtavec–Doganë nuk ka në kontratë për pastrimin e këtij segmenti. Një tjeter problematikë është mungesa e energjisë për shkak të rrjetit të amortizuar.

Traditat vijojnë të ruhen pavarësisht sfidave. Mehmet Bala, i njohur si “Usta Meçe”, po përgatit tharjen e mishit, një ritual i hershëm që ruhet brez pas brezi. Sot në Shishtavec të Kukësit jetojnë 138 familje, kryesisht të moshuar, pasi të rinjtë prej vitesh janë larguar në emigrim.

Problematika raportohen dhe në fshatrat e Bulqizës, që fundi i nëntorit i gjen të mbuluara nga dëbora. Aksi Bulqizë – Ura e Çerenecit ka prezence akulli, ndërsa firma e mirëmbajtjes ka nisur hedhjen e kripës e skorjes.

Ndërkohë, fshatrat vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave. Terminali i autobusëve dhe furgonëve në Bulqizë vijon të jetë i përmbytur prej disa ditësh, pavarësisht ndërhyrjes me eskavator nga bashkia, situata mbetet e vështirë.

Në Lushnje vijojnë ende problematikat për shkak të shiut. Ndonëse reshjet janë ndërprerë prej dje, tokat bujqësore në njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave. Edhe në zonën Ngurrëz, Imshtë, Zhelizhan edhe pse niveli i ujit në lumin Seman ka pësuar rënie, mbi 200 hektarë tokë brenda argjinaturës janë ende nën ujë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Moti i keq në Lushnje, tokat bujqësore në disa zona ende nën 'pushtetin' e ujit

1764332465_lushnje.jpg

Reshjet e shiut prej mbrëmjes së të enjtes janë ndërprerë në Lushnje, por pasojat që kanë lënë pas janë tepër të mëdha. Në zonën e Tërbufit ku përfshihen tokat bujqësore të njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave.

Megjithëse hidrovori i Biçukasit prej një javë punon 24 orë me kapacitet të plotë, do të duhen ditë për largimin e ujërave. Pas kësaj, hapet rruga evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Ndërkohë që edhe në zonën Ngurrëz, Imshtë, Zhelizhan edhe pse niveli i ujit në lumin Seman ka pësuar rënie, mbi 200 hektarë tokë brenda argjinaturës janë ende nën ujë.

Ora 11:02
Dëbora zbardh disa fshatra në Bulqizë, prezencë akulli në aksin që lidh qytetin me Urën e Çerenecit! Terminali i autobusëve prej 2 javësh në ujë

 

Zbardhen nga dëbora disa fshatra në Bulqizë, pasi reshjet e dëborës kanë vijuar që prej orëve të mëngjesit, shoqëruar edhe me temperatura nën zero.

Në aksin nacional Bulqizë – Ura e Çerenecit raportohet prezencë akulli në disa segmente të rrugës. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi akulli e bën qarkullimin të rrezikshëm.

Kompania mirëmbajtëse është kërkuar per hedhjen e kripës për shmangien e akullit. Raportohet gjithashtu për mungesë energjie elektrike në disa fshatra të Bulqizës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Ndërkohë, prej më shumë se dy javësh vazhdon të jetë i bllokuar nga uji terminali i autobusëve dhe furgonave të fshatrave në Bulqizë. Megjithë ndërhyrjen me një mjet eskavator nga bashkia, uji nuk është larguar i gjithi.