Dëbora në Kukës/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Zapod-Shishtavec

Reshjet e dëborës kanë sjellë për drejtuesit e automjeteve vështirësi qarkullimi edhe në rrugën Kukës-Shishtavec. Kalimi nga Ura e Zapodit për në Shishtavec është bërë gati e pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, prezencës së akullit e grumbullimeve të dëborës. 

Prefekti i Kukësit, Zenel Kucana ka deklaruar se rruga nga Ura e Zapodit deri në Shishtavec është pjesë e strukturës së Bashkisë së Kukësit e duke e cilësuar si një zonë që kërkon një vëmendje të madhe, ai i bën thirrje kësaj bashkie që ta pastrojë sa më shpejtë të jetë e mundur. 

Nga ana tjetër Report Tv mëson se Bashkia Kukës ka nisur tanimë mjetet përkatëse, për të bërë të mundur pastrimin e saj nga dëbora. 


Lajmi kryesor:

Dëbora dhe ngricat, nga veriu në jug, ja zonat e bllokuara (Situata e plotë)


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës