Dëborë në Dibër dhe Korçë, rrugët të kalueshme vetëm me zinxhirë! Bllokohet Rruga e Arbrit, ja rruga alternative nga duhet të kalojnë shoferët

Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Dibër, Bulqizë dhe zonën e Korçës , por deri tani pa problematika dhe nuk ka bllokime rrugës. I vetmi bllokim është shfaqur ne bypassin e Qafë Murrizit, ku po punohet nga kompanitë kontraktore me 4 borë pastruese për të hapur rrugën. Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,  të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik. I bllokuar është edhe aksi që lidh Kukësin me njësinë administrative Arrën. 

Reshjet e dëborës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Megjithatë rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme me zinxhirë.

Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos, Peshkopi - Kala e Dodës – Kukës, Peshkopi - Draj Reç – Kukës dhe Dibër - Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Edhe në Korçë trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 cm, ndërsa akset nacionale janë të lira dhe të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ne akset nacionale dhe turistike Korçë-Ersekë -Leskovik, Korçë -Voskopojë, Korçë – Dardhë janë të lira.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
Dëbora ‘nuk di’ të ndalet në Krujë arrin deri në 20 cm trashësi, 2000 banorë në vështirësi për qarkullim

Reshjet e dëborës që kanë filluar që natën e kaluar kanë bërë që niveli i dëborës në malësinë e Krujës të bashkojë deri në 20 cm.

Sipas banorëve rrugët janë thuajse totalisht të bllokuara nga dëbora dhe kjo ka bërë që afro 2000 banorë të kenë shumë vështirësi në qarkullim.

Deri tani rrugët janë të kalueshme me shumë vështirësi, e ndërsa dëbora vijon të bjerë pa pushim.

Fatmirësisht nuk ka as ndërprerje energjie.

Ora 09:17
Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, 37 borëpastruese mbajnë të hapur rrugën e Kombit! I bllokuar aksi Kukës-Arrën, izolohen banorët

Në qarkun e Kukësit janë rikthyer reshjet e dëborës pas një muaji, ku deri në këto momente nuk janë shfaqur problematika. E vetmja problematikë është në aksin që lidh Kukësin me njësinë administrative Arrën duke lënë të izoluar banorët. Trashësia e dëborës në Shishtavec ka vajtur në 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë –Prushi dhe Has 10 cm.

Në Rrugën e Kombit janë venë në lëvizje 37 mjete borëpastruese që punojnë në dy segmente  Tunel- Morin dhe Tunel- Rrëshen, për pastrimin e borës  me trashësi mbi 7 cm dhe kriposjen.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën