Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Borëpastrueset janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e segmenteve rrugore dhe kriposjen e tyre.

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe pajisjen e tyre me goma dimërore e zinxhirë.

Në rajonin verior reshjet e dëborës janë të pranishme në: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

Në rajonin qendror në traun Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë.

Në rajonin jugor në Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.


Lajmi kryesor:

Veriu e juglindja ‘vishen’ nga dëbora, arrin 50 centimetra në Dardhë të Korçës! Ndërpritet lëvizja e kamionëve në doganën e Qafë Thanës, akset rrugore të hapura