6 muaj më parë vendosi të kalonte nga boksi olimpik në atë profesionist dhe deri më tani ka rezultuar shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për Nelson Hysën, boksierin shkodran të peshave super të rënda, që të shtunën mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Edhe kjo kundër gjermanit Mohamed Ali Durmaz erdhi me nokaut, ashtu si 3 përballjet e tjera më herët.
“E kemi ditur se do ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër gjermanit në shtëpinë e tij, por kishim marrë masat. Kam një kohë të gjatë që po stërvitem dhe jam në një periudhë shumë të mirë. Jo më kot po marr vetëm fitore,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.
Për Report TV Hysa thotë se fitoret ua dedikon trajnerëve Zef Gjioni dhe Taulant Stërmasi, ndërsa sqaron se në ndeshjen e zhvilluar në Leverkusen u ndje sin ë shtëpi.
“Atje nuk u ndjeva fare në Gjermani, por si në Shqipëri. Kishte aq shumë shqiptarë dhe ndiej rastin ti falenderoj, pasi u ndjeva sikur të isha në shtëpi,"-tha Nelson Hysa, boksier.
Hysa zbuloi se më 23 tetor do jetë ndeshje e ardhshme ku në axhendë është sfida me një kundërsshtar tepër të fortë, i cili në të kalurën është ndeshur edhe me legjendën e boksit Mohamed Ali.
“Po mundohem të bëj një aktivitet shumë të rëndësishëm me ekipin ‘Titans’ dhe atje kam zgjedhur një kundërshtar, i cili është më i forti nga të gjithë ata që kanë ardhur në Shqipëri për boksin profesionist. Është dhe një nga ata që kanë qenë më të fortët në botë,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.
Hysa prej shumë vitesh është boksieri kampion i Shqipërisë për peshat e rënda, ndërsa tani do sfidojë veten në një tjetër nivel.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, boksieri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
11 janari pritet 'luftë' në Londër, boksieri Bermeta: Në ring vetëm për fitore, 2025-ën e kurorëzoj me një tjetër titull
7 Janar, 13:40
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Theu rekordin e Mike Tyson, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare boksieri Paul Bamba
28 Dhjetor 2024, 10:05
-
U arrestua pak ditë më parë në Gjermani, Florian Marku lirohet nga qelia! Greqia kërkon ekstradimin, i ndalohet dalja nga vendi
28 Dhjetor 2024, 09:29
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor 2024, 08:44
-
S'ka revansh për 'Gypsy King', Usyk e mposht sërish britanikun! Polemika për rezultatin (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 11:46
-
BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës
21 Dhjetor 2024, 16:59
-
Ndezi Londrën me nokaut, Bermeta arrin numra historik në boks: Në 2025 do të jem mes 10 më të mirëve në botë
11 Dhjetor 2024, 15:23
-
Do duelojë në eventin e madh të boksit, Hysa për Report Tv: Në fillim s'e besoja dot, uroj ti hap rrugën boksierëve të tjerë shqiptarë
10 Dhjetor 2024, 17:04
-
Bashkia medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit të Tiranës, Novruzaj dhe Beqiri! Veliaj: Krenar për sukseset tuaja
8 Dhjetor 2024, 14:35
Suksese Nelo, je i paarritshem,
PërgjigjuE paske kundershtar safi te forte. Eshte i ri flake, 80 vjec. Djale super.
Përgjigju