Deda artistëve të rinj:Nëse doni famë
të shpejtë, do jeni vetëm një stinë

Deda artistëve të rinj:Nëse doni famë<br />të shpejtë, do jeni vetëm një stinë
Një vlerë e shtuar për të gjithë ata që kanë pasion muzikën padyshim që është edhe këshilla që Elton Deda u ka dhënë sot, edhe pse ai modestisht kërkon ta marrin thjesht si sugjerim.
 
Deda u sugjeron muzikantëve të rinj që të mos mendojnë për famën nëse nuk duan të jenë një stinë që shkon pa lënë shenja duke i bërë të pasigurt mbi atë që janë.
 
“Nëse nuk shkolloheni muzikalisht, nëse nuk edukoheni muzikalisht, nëse kërkoni famë të shpejtë dhe të pa merituar, do jeni vetëm një stinë dhe jo dekada vitesh. Nëse nuk kuptoni që muzika nuk është argëtim plebejsh por një art tepër serioz dhe i vështirë, nuk do ta gjeni kurrë pozicionin hapësinor të muzikantit dhe do jeni të dënuar të dyshoni në çdo sekondë të jetës aty ku vret më shume ndërgjegjja..."çfarë jam unë"! Të paktën kështu e kuptoj unë. Mos e merrni si këshillë por si sugjerim”, ka shkruar Elton Deda në një status në profilin e tij në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump? Papa Françesku i kritikon ashpër: Si aborti, si refuzimi i emigrantëve janë kundër jetës! Duhet zgjedhur e keqja më e vogël

Harris apo Trump? Papa Françesku i kritikon ashpër: Si aborti, si refuzimi i emigrantëve janë kundër jetës! Duhet zgjedhur e keqja më e vogël