Deda: I flakim nga PS
sulltanët e agallarët
Socialistët e Vlorës në Asamblenë e kësaj dege kanë pranuar dorëheqjen e kreut të PS të qytetit bregdetar, Eltar Deda nga drejtimi por dhe nga kandidimi për një mandate tjetër në këtë post, në respekt të statutit të PS. Në presence të deleguarës së kryesisë së PS, Leskaj, ai ka garantuar mbështetje për kryetarin e ri e kontribut në këtë parti në fitoren e e zgjedhjeve të 2013.
Mbledhja e Asamblesë së socialistëve vlonjatë, përkundër hamendjeve ka kaluar e qetë ditën e djeshme. Pavarësisht kësaj qetësie, kreu i PS Vlorë, Eltar Deda, që dje ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi për një mandat tjetër në krye të kësaj dege, është shprehur se nuk do të lejohen në asnjë moment sulltanët dhe agallarët në këtë parti, pas largimit të tyre kohë më parë. Deda pas përshëndetjes për të pranishmit ka thënë se, për shkak se "statusi i Partisë Socialiste s'lejon persona që janë deputetë të kandidojnë për kryetar partie, unë bëj dorëheqje nga drejtimi i PS të Vlorës për t'i hapur rrugë kandidaturave të tjera të partisë, për të garuar për këtë post ata që plotësojnë kriteret e që do zgjidhen nga organizatat bazë të partisë, në seksione". Kreu socialist i Vlorës, i cili ka pasur debate me kryetarin Rama, por që ka garantuar se do të respektojë statusin e partisë, ka këmbëngulur se socialistët do të jenë garantë të vijimësisë së punës së bërë deri më tani në këtë degë partie, por dhe në tërë vendin. "Unë bëj dorëheqje me vullnetin tim të lirë, si dhe falenderoj të gjithë socialistët e Vlorës që më kanë mbështetur dhe së bashku kemi reformuar PS, në të cilën në të kaluarën ka patur 'Sulltanë' dhe 'Agallarë'. Unë u them sot nga kjo foltore se nëse do të ketë tendenca apo do të sillen si 'Sulltanë' apo 'Agallarë' në parti, do t'i largojmë ata nga PS, sa më parë", ka qënë deklarata e kryetarit të dorëhequr Deda. Sipas të cilit, që nga viti 2009 në drejtimin e PS të Vlorës ka ditur çfarë ka sjellë e përcjellë në këtë parti dhe elektoratin në Vlorë, si dhe ka qëndruar larg klaneve. Më pas Deda ka folur për arritjet në PS gjatë fushatave elektorale dhe zgjedhjeve të njëpasnbjëshme, si dhe për antarsimet e reja në parti, ku shumicën e përbëjnë moshat e reja. "Në punën time të sukseshme në drejtimin e PS të Vlorës kam patur në krah Shpëtim Gjikën e Arbenin, të cilët i falenderoj nga zemra. Dhe pse s'do jem më kryetar I PS të Vlorës, së bashku me drejtusin e ri si dhe me personat e tjerë me zë në parti, do punojmë për të arritur suksese të mëtejshme të PS të Vlorës dhe në gjithë vendin. Unë do jem pranë strukturave të parties në çdo moment", tha Deda. Ndërkohë që e deleguara e kryesisë së PS, Valentina Leskaj vuri në dukje ndryshimet e fundit dhe vendimet e PS për procesin e zgjedhjeve që do të mbahen në të gjitha njësitë vendore. Sipas saj, rifillimi i procesit të zgjedhjve në 117 njësi, ku nuk janë kryer zgjedhjet, të cilat u lanë të ribëhen pas kongresit të PS, janë në qendër të zhvillimeve në PS në këto ditë. Procesi do rifillojë në organizatat të cilat do të zgjedhin kandidatët për kryetar partie, por s'mund të kandidojnë ata persona që janë deputetë, sipas stautit të PS. Leskaj ka propozuar të vazhdojë mbledhja me ngritjen e strukturave dhe mënyrën e organizimit të mëtejshëm të zgjedhjes së kryetarit të partisë në organizata si dhe se si do procedohet më tej për procesin e zgjedhjeve të kandidatëve po nga organizatat.
Mbledhja ka filluar dhe ka vazhduar shumë normalisht e shumë e qetë, ku nuk ka patur asnjë pakënaqësi apo incident. Kështu, pas debateve të shumta në Asamblenë qëndrore në lidhje me ndryshimet si dhe debatet e shumta me të deleguarit e rinj në rrethe, duket se tashmë janë qetësuar gjakrat dhe procesi zgjedhor brenda PS, në plot 117 njësi vendore do të nisë normalisht dhe e kjo u faktua dje në Vlorë. Ku qyteti i Vlorës është i pari që ka zbatuar statutin të ri të PS dhe në prani dhe të të deleguarës së kryesisë, Leskaj është mbledhur Asambleja dhe ku kryetari i PS, Vlorë, deputeti Eltar Deda ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj dege por dhe nga kandidimi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02