TIRANË- Dhjetra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në aeroportin e Rinasit për shkak se avioni i kompanisë ajrore "Blue Panorama" me të cilin duhet të ishin nisur në Bergamo, ka pësuar defekt.

Plot 130 pasagjerë, shqiptarë e të huaj kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej 8 orësh, kohë që do të kishte qenë e mjaftueshme për të mbërritur në Milano.

Por aventura e tyre nisi sapo vunë këmbën në avion. Pak pasi hipën, 130 pasagjerë u zbritën nga avioni pasi ekuipazhi në bordin e avionit të kompanisë ‘Blue Panorama’ i njoftoi se avioni ka defekt.

Por pasi kanë zbritur prej orës 11:45 minuta pak para mesditës, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport pa asnjë informacion nga kompania për disa orë me radhë se kur do të mundësohej nisja.

Është raportuar gjithashtu se disa prej pasagjerëve ishin të sëmurë, ndërkohë mes tyre gjendeshin edhe fëmijë

Njoftimi i kompanisë për nisjen drejt Italisë është bërë 48orë pas anulimit të udhëtimit. Blue Panorama ka njoftuar pasagjerët rreth orës 16:00 se udhëtimi drejt Bergamos do të bëhet në orën 21:00 të kësaj të premte. por avioni është nisur në orën 21:50. 

Ndërkohë nuk ka pasur ende një sqarim zyrtar nga ana e Kompanisë "Blue Panorama", e cila, Sipas ligjit kur ka mbi 3 orë vonesë kompania ajrore duhet të rimbursojë me 250 euro çdo pasagjer.
 
Të njëjtën fat ka pësuar edhe fluturimi nga Bergamo drejt Rinasit, po i Kompanisë "Blue Panorama". Ai duhet të arrinte në Rinas në orën 15.55, por do të vonohet të paktën deri në orën 19.00.

Pasagjerët: Kërkojmë rimbursimin e biletave
Pasagjerët janë shprehen të revoltuar me neglizhencën e kompanisë ajrore "Blue Panorama". 

Një prej pasagjerëve u shpreh gjatë një lidhje telefonike për Report Tv se nuk është hera e parë që kompania ajrore braktis pasagjerët.

Sipas tij, në radhët e pasagjerëve kishte fëmijë dhe të sëmurë të cilët nuk kanë marrë asnjë përgjigje se kur do të nisen në drejtim të Italisë. 

Ata kërkuan anulimin e biletës dhe rimbursimin e saj.

"Kemi dëgjuar që nuk është hera e parë që avionët e kësaj kompanie pësojnë defekt. Ka fëmijë dhe të sëmurë. Kompania nuk jep asnjë përgjigje. Duhet të ishim nisur, nuk na kanë sqaruar deri tani. 

Kërkojmë të anulohet bileta dhe të rimbursohemi",
tha ai.

[gallery]21301[/gallery]

Redaksia Online
d.b/l.qShqiptarja.com