Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga momentet e stërvitjes ushtarake "Defender Europe 21". Rama i konsideron pamjet "mbresëlënëse", ndërsa në video trupat shqiptarë vihen në provë për shpejtësinë e reagimit dhe aftësinë për të lokalizuar në kohë të lënduarin dhe dhënien e ndihmës së shpejtë. Pasi e marrin 'të lënduarin' nga një zonë e pyllëzuar, helikopteri i Forcave Ushtarake ulet më pas në Sheshin "Nënë Tereza".
“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të parë mjetet ushtarake dhe kanë takuar ushtarakët e huaj e ata shqiptarë.
Ditën e nesërme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është mikpritësja e saj.
Garda Kombëtare e Floridës ka publikuar një video nga momente të stërvitjes së ushtarëve amerikanë me ata shqiptarë, në kuadër të "Defender 21". Ndërkohë, në një moment në video, ushtarët shihen duke ndërruar spaletat me njëri-tjetrin.
Keto dite edhe Rusia po ben manovra me Serbine,si kunderpergjigje per /DEFENDER 21/.
PërgjigjuAAMMMAN ,o likeflori Ilir Alende.merr masen e panolinave se te erdhen te dera amerikaanet
Përgjigjuu bofshi hajr! u pastru ene sheshi n'ket dit te bukur.
Përgjigju