“Defender 21” zbarkon në Kuçovë, ekspozon armët! Kollçaku: Baza ushtarake e NATO-s në funksion të plotë së shpejti

Stërvitja “Defender 21” ka prezantuar në një aktivitet në sheshin qendror të Kuçovës pajisjet ushtarake të ushtrisë shqiptare. Interesi i publikut në këtë ekspozitë ishte i lartë ndërsa nuk munguan edhe qytetarët të cilët me nostalgji krahasonin forcat e armatosura sot me shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore të Kuçovës.

Bazë në të cilën për herë të parë nga stërvitja “Defender 21” është montuar sistemi antiraketor 'Patriot'.

Nga ky aktivitet për mikrofonin e Report Tv ish shefi Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku tha se shumë shpejt baza ajrore e Kuçovës do të jetë sërish në funksion të plotë si një pikë strategjike e ushtrisë shqiptare dhe NATO-s.

"Për të pasur një pjesëmarrje sa më të gjerë të publikut është vendosur që të bëhet ky organizim në qendër të qytetit. Është koha që forcat e armatosura të kenë sa më shumë kontakte me komunitetin. Ajo që po ndodh në Kuçovë është preludi i një baze të NATO-s, që shumë shpejt fillojnë punimet.

Deputet i zgjedhur Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Berat i pyetur në lidhje me premtimet për përmirësim të kushteve të ushtarëve në vend, u shpreh se shumë është bërë në këtë drejtim.

"Mua më vjen mirë që ju i mbani mend ato që ne kemi thënë. Një muaj para se unë të largohesha nga shef i Shtabit të Përgjithshëm ne mundëm që të miratonim vendimin e Këshillit të Ministrave që ushtarakët shqiptarë të përfitonin 25% rritje të pagës së tyre dhe dietat e munguara për trajtimin me ushqim. Por ky është një proces që nuk mbaron kurrë dhe unë jam i bindur që edhe në sfidat që kemi përpara në qeverisje do të jetë përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të ushtarakëve tanë që na nderojnë çdo ditë.  Unë mendoj që baza ligjore ekziston, ka një status për ushtarakët, i cili nga disa aspekte duhet të materializohet më mirë. Por edhe nëse do të ketë nevojë për përmirësime të tjera padyshim që do të ketë gatishmërinë tonë", tha ndër të tjera ish-ushtaraku, Bardhyl Kollçaku.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?