Në muajin Gusht 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 16 mld lekë, duke u rritur me 6,8 % në krahasim me Gusht 2015 dhe duke u ulur me 27,1 % në krahasim me korrikun e këtij viti.

Të dhënat vijnë përmes INSTAT, sipas të cilit Importet e mallrave arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 14,3 % në krahasim me Gusht 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 19,0 % krahasuar me Gusht 2015. 

Rritja vjetore e eksporteve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë”, “Ushqim, pije, duhan”, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”. Kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dhe “Prodhime druri dhe letre”. 

Ndërsa rritja vjetore e importeve është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, “Produkte kimike dhe plastike”, si dhe grupi “Ushqim, pije, duhan”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)