Partia Demokratike në Vaun e Dejës akuzon deputetin e përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi se po përpiqet të blejë vota për të siguruar fitoren e kandidatit të mazhorancës në këtë njësi vendore Gjok Lleshi.

Doshi prej kohësh ka dalë hapur në mbështetje të këtij të fundit, ndërsa Partia Demokratike në Vaun e Dejës përmes një deklaratë për shtyp e akuzon Doshin si simbol të shitblerjes së votës në zonën e NënShkodrës.

Sipas Partisë Demokratike depututeti Tom Doshi e kërkon votën e banorëve të kësaj zonë për ti shpëtuar drejtësisë.

Deputeti Tom Doshi u ka kërkuar mbështetësve të tij të votojnë për kandidaturën Aleancës për Shqipërinë Evropian Gjok Lleshit, i cili në këtë garë përballet Zef Hilën.