Demokratët e Roskovecit i janë drejtur këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Partisë Demokratike për degën e tyre.

Sipas burimeve zyrtare nga dega e Partisë Demokratike të Roskovecit, mësohet se votimi ka filluar në orën 8 :00 dhe do të përfundojnë në orën 18:00.

Dy janë kandidatët që garojnë për postin e kreut të Partisë Demokratike janë Emels Xhaxhaj si dhe Viola Çepele

Sipas informacioneve deri tani procesi ka vijuar pa probleme, ku ka patur dyndje në orët e para të mëngjesit.

lajm në përditësim...