Palët u ulën në tryezë për t’i sjellë vendit një hartë të re territoriale, por koha që kanë në dispozicion është e pakët.
Sipas një draft Plani Pune, të cilin Report tv e ka siguruar, Komisioni i posaçëm do ta ketë gati një propozim për ndarjen e re të bashkive apo edhe rajoneve brenda qershorit të këtij viti.
“Kapim dritaren e 2027 ose ngel për 2031-shin. Korriku është një afat që është diktuar”, tha Arbjan Mazniku.
“Unë s’jam këtu për korrikun fare. Finishi ynë është të bëjmë një reformë të re që i reziston kohës. Nëse e arrijmë në korrik shumë mirë”, tha Luçiano Boçi.
Edhe pse me një kohë të kufizuar përpara, vetëm 4 muaj, diskutimet deri më tani janë vetëm në nivel teknik.
Pas caktimit të sekretarit të Komisionit dhe Miratimit të Kalendarit të Punës, Komisioni do të vijojë me caktimin e grupit të ekspertëve.
Komisioni i Posaçëm do të mbështetet nga 18 ekspertë të cilët do të ndahen në 3 grupe të ndryshme tematike, grupi për “Territorin dhe Qeverisjen”, “Funksionet, Shërbimet dhe Kompetencat” si dhe grupi për “Financat vendore”.
Puna parashikohet të vijojë me raundin e parë të konsultimeve dhe dëgjesa publike në 12 qarqe në periudhën shkurt-mars, për të vijuar më pas me tryeza diskutimesh me institucione ndërkombëtare dhe grupe interesi. Ndërsa në muajin mars komisioni pritet të zhvillojë një raund të dytë konsultimesh dhe dëgjesash tematike.
Ndryshe nga reformat e së kaluarës, për hartën e re territoriale komisioni do të kërkojë vlerësimin dhe opinionin e qytetarëve përmes zhvillimit të një sondazhi publik që parashikohet të zhvillohet në periudhën prill-maj.
Po në të njëjtën periudhë palët do të duhet të dakordësohen për publikimin e një “Dokumenti Politik” me opsionet, kriteret dhe vlerësimet që do t’i paraprijë prezantimit të 2 apo 3 varianteve për hartën e re administrative-territoriale.
Një raund i tretë konsultimi publik dhe dëgjesash do të jetë për paktën e re ligjore me ndërhyrjet e nevojshme në legjislacion.
Komente













Mund te hetohetete gjitha dhe teritorjale
Përgjigju