Dëgjoni Zamira Durdën, pastaj dëgjoni mësuesen e Sali Berishës

Dëgjoni Zamira Durdën, pastaj dëgjoni mësuesen e Sali Berishës

Zamira Durda pas procesit te radhes per Gerdecin

Zamira Durda, nëna e Edison Durdës që humbi jetën vetëm 7 vjeç në shpërthimin e bazës së demontitmit të municioneve në Gërdec, po ndjek seancat gjyqësore për të marrë drejtësi për vogëlushin e saj. Është e lodhur, e zhgënjyer, por nuk është e dorëzuar. Dëgjoni intervistën e saj në Report TV pas seancës gjyqësore: Nuk shan, nuk mallkon, nuk ulëret edhe pse do ta kishte të gjithë të drejtën, dhe të gjitha arsyet. Flet për Fatmir Mediun, ish-Ministrin e Mbrojtjes së kohës, duke iu drejtuar me Zoti Mediu. Zamira Durda po pret, me durimin që vetëm një nënë shqiptare mund të ketë dhe besimin e pamatë në Shtet dhe Drejtësi.

Dëgjoni dhe ridëgjoni fjalimin e një mësueseje. D.H. në mitingun bërë nga Partia Demokratike e Sali Berishës para qeverisë, në bulevardin kryesor në kryeqytet. Recitimi dhe fjalimi i saj është makabër: Flet për vdekje, varre, skllavëri, mort. Sytë zgurdullohen, zëri forcohet, kërcënimet të drithërojnë.

Janë dy gra shqiptare, totalisht të ndryshme, totalisht me fate dhe dhimbje që nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Por cila është në të vërtetë gruaja që na përfaqëson me gjithë ekstremin e fatkeqësisë që prej famëkeqit mars 2008.

Hallet, fatkeqësitë, sëmundjet, janë të pashmangshme për çdo qënie njerëzore, gjatë gjithë rrugëtimit personal. E ndryshme është vetëm mënyra se si njerëzit dinë t’i përballojnë. Fakti që disa politikanë shqiptarë, më në fund, pas 30 vitesh përfitime, po preken në pasuritë e pamata që kanë vënë duke përfituar nga pushteti i tyre, nuk do të thotë që të mobilizojnë veç vetes, edhe njerëz të thjeshtë, qofshin këta mësues, qytetarë të profesioneve të ndryshme, të recitojnë vakëfe makabre në Bulevard. Nuk mund të bëhet ndryshimi i listës së imobiliarëve të tyre, apo kapja e ndonjë llogarie bankare të tepërt brenda apo offshore, zija publike e gjithë shqiptarëve, qoftë 1 herë në muaj, qoftë nëpër televizione, përnatë.

a.m./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/07/2024 11:21

    Kjo mėsuesja çdo gjē tjetēr mund tē jet por mēsuse kjo fundērrin s'ēshtē kurr. Mjer rinia qē duhet tē edukohet nga njē monstēr e till.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi