Një shqiptar, 21-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë nga një 31-vjeçar në Londër. Viktima është Renato Geci.

Autoritetet angleze kanë vënë në pranga përveç autorit të dyshuar edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi.

Mediat angleze shkruajnë se Renato Geci u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounsloë rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës. Policia u thirr dhe e gjeti 21 vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzeta, të plagosur me thikë. Geci gjeci vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.

Njëri për fqinjëve ka deklaruar se ngjarja ishte shumë tronditëse.

“Dëgjuam të bërtitura. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha ai.