TIRANE- Dekani i Mjekësisë, Bajram Hysa ka reaguar publikisht pas pezullimit nga detyra. Në një deklaratë për mediat, Hysa është shprehur se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje pasi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se vendimi i Rektorit është i padrejtë, madje shkon më tej duke e cilësuar të qëllimshëm këtë vendim për ta pezulluar nga detyra.
Një audit i brendshëm i fakultetit flet për abuzime në vlerën 55 milionë lekë, gjë që ka çuar Rektorin Ali Refatllari të pezullojë dekanin. Por ky i fundit mohon të ketë abuzuar me financat, duke u shprehur se dëmi ekonomik i pretenduar ka shkuar për pagat e pedagogëve.
Dekani Hysa shkon edhe më tej, duke u shprehur se “Pas pezullimit fshihet një skemë korruptive, për tendera ilaçesh me drejtuesit e rinj”.
Pas akuzave, Bajram Hysa thotë se është i gatshëm të vihet para drejtësisë për shkeljet e Rektoratit.
“I jam drejtuar prokurorisë dhe Ministres së Arsimit. Jam i gatshëm të vihem para drejtësisë për shkeljet e Rektoratit. Pas pezullimit, me mua janë solidarizuar stafi akademik dhe studentët”, tha Hysa.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv/Rektori i Fakultetit të Mjekësisë, i cilit thotë se “Dënojmë këtë akt pezullimi, dekani është zgjedhur me vota”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO