Deklaratë për media e deputetit, njëherësh Zëdhënës i Kryesisë së Partisë Socialiste, Alfred Peza
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, dënon me ashpërsinë maksimale aktin e rëndë kriminal të Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD dhe bashkëshortes së tij, Argita Berisha, ndaj deputetit Taulant Balla në Aeroportin e Romës.Incidenti i rëndë i ndodhur në zemrën e kryeqytetit të një vendi anëtar të BE dhe dhuna e ushtruar ndaj Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS, është një akt i pastër politik për shkak të funksioneve dhe veprimtarisë së tij politike. Por, edhe për shkak të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike që kolegu ynë ka mbajtur në vijimësi kundër krimit dhe korrupsionit.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, dënon me ashpërsinë maksimale aktin e rëndë kriminal të Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD dhe bashkëshortes së tij,
Argita Berisha, ndaj deputetit Taulant Balla në Aeroportin e Romës.
Incidenti i rëndë i ndodhur në zemrën e kryeqytetit të një vendi anëtar të BE dhe dhuna e ushtruar ndaj Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS, është një akt i pastër politik për shkak të funksioneve dhe veprimtarisë së tij politike. Por, edhe për shkak të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike që kolegu ynë ka mbajtur në vijimësi kundër krimit dhe korrupsionit.
Goditja e rëndë fizike ndaj Taulant Ballës në territorin italian, ka qenë e parapërgatitur, e befasishme, e pabesë, e kryer me koshiencë të plotë dhe pasojë e një lufte të paprinciptë verbale ndër vite të familjes Malltezi & Berisha, ndaj tij.
Ndaj sot, i bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të dënojë dhe të distancohet qartë dhe prerë, nga ky akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar.
Goditjen ndaj Taulant Ballës, ne e konsiderojmë një goditje edhe ndaj të gjithë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të ulur ritmin e reformave të thella ku jemi përfshirë, si dhe për të frenuar luftën tonë politike kundër krimit dhe kriminelëve, korrupsionit dhe të korruptuarve.
Partia Socialiste i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të dënojë me ashpërsinë që meriton, këtë akt të rëndë kriminal ndaj një ligjvënësi të saj dhe ti bëjë thirrje palës dhunuese që ti thërrasë koshiencës së saj politike, për ta rikthyer jetën dhe ballafaqimin politik mes palëve, në hullitë e arsyes dhe metodave demokratike.
Grupi ynë parlamentar, i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që të angazhohen në nje proces hetimor të paanshëm, profesional dhe të shpejtë, në bashkëpunim edhe me agjensitë ligjzbatuese italiane, për ti shkuar deri në fund të vërtetës dhe për ti dhënë ndëshkimin e merituar fajtorëve.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3797
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06