Deklarata e Erdoganit -
“provokuese dhe ogurzezë”
Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, duke e cilësuar atë si ogurzezë dhe provokuese.
Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”, duke e cilësuar atë si ogurzezë dhe provokuese.
Përmes një deklarate për mediat, ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se Erdogan ka shprehur dëshirën që të jetë padroni i shqiptarëve.
“Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenët shqiptar. Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur. Porse, fjalimi i z. Erdogan në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zë padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen”, thuhet në reagimin e ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji.
“Derisa dëgjoja këtë fjalim, më është kujtuar fjalimi i ngjashëm ogurzi në Fushë Kosovë, para më shumë se dy dekadave, ku me një dalldisje e tillë triumfaliste, nxitej masa me shpresa të rrejshme. Por, ne e dimë dhe jemi dëshmitarë se sa të këqija dhe sa mjerime ka bartur në vete koha dhe përvoja jonë njerëzore, që atëherë e deri te liria jonë”, thuhet në reagim.
Erdogan e ka bërë deklaratën gjatë qëndrimit në Kosovë, të mërkurën, me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës.
Marrë nga Evropa e LireRedaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.9%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
4 gushti/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Kemi marrë masa të mos kemi probleme teknike
31 Korrik, 16:05
-
Itali/ Vdekja e 7 vjeçares Anisa Murati, Prokuroria hap hetime për 'vrasje nga pakujdesia' për Famullitarin e Demontes dhe për animatorët e shkollës verore
31 Korrik, 16:02
-
Menaxhimi i mbetjeve, dështojnë bashkitë Vlorë, Shkodër, Durrës dhe Korçë! KLSH: Tymi i plehrave në Vlorë rrezikon jetën e banorëve
31 Korrik, 16:01
-
Washingot Post: Nga gushti, emigrantët që kërkojnë strehim në Itali mund të dërgohen në Shqipëri
31 Korrik, 16:00
-
Manaferrat dhe vlerat e tyre shëndetësore
31 Korrik, 15:55
-
VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’
31 Korrik, 15:41
-
Meta shigjeton Ministrin e ri të Mbrojtjes: Është shtetas grek! Çojnë ushtarë me lopata për të shuar zjarret, tenderat i vjedhin
31 Korrik, 15:38
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
Momenti i votimit në parlament për shkarkimin dhe emërimin e ministrave/ Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik edhe për Bardhin, Bashën dhe Tabakun
31 Korrik, 15:20
-
Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut
31 Korrik, 15:20
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12
-
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Institucionet duhet të ngriheshin në alarm, ka dyshime se sistemet mbikëqyrëse nuk funksionuan (LETRA)
31 Korrik, 14:49