Në emisionin “Repolitix”, në Report Tv’, Vishaj vlerësoi vendimin e Komisionit të Ligjeve për të cilësuar si të përshtatshëm për Kryeprokuror të Përkohshëm tre kandidatë, ndërsa tha se zgjedhja e një Kryeprokurori të tillë do të thotë ‘boll më me luajtje, siç është bërë deri më sot’.
“Komisioni i Ligjeve ka vepruar drejt, pasi shihet zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm që të ndërpresë mandatin e kryeprokurorit aktual. Nuk e shikoj si një individ që do marrë atributet e kryeprokurorit. Kjo do të thotë ‘boll më me luajtje, siç është bërë deri më sot’. Drejtësia ndodhet në udhëkryq, ku shumë prokurorë ndodhen të komanduar, lëvizen vetëm se nuk i binden kryeprokurorit. Ka prokurorë shumë të mirë, por ka dhe shumë prokurorë që është fatkeqësi që na dalin se lozin skedona apo me autoritet të ulët. Ka ardhur koha t’i themi ‘stop’ kësaj situate, jemi në një moment delikat. Kryeprokurori duhet të jetë i ndërgjegjshëm për detyrën që do të marrë. Është hera e parë që ai do të zgjidhet nga Kuvendi. Kandidatët nuk ishin më të mirët e mundshëm, por ishin të vetëshpallur. Ata nuk ishin më të mirët, por ai që do të zgjidhet duhet të japë kontributin e tij”, deklaroi Vishaj.
d.c./shqiptarja.com











