Haklaj në Report Tv: Kim ia bëri të qartë Metës se SHBA do ta shpallë ‘Non Grata’ nëse i jep partinë Berishës për t’u regjistruar në 14 maj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm Ilir Metës në takimin që ka zhvilluar ditën e sotme në selinë e Partisë së Lirisë. Në një intervistë në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’, Haklaj tha se Kim ia ka bërë të qartë Metës së nëse do i jap partinë Sali Berishës për t’u regjistruar në 14 maj, atëherë edhe ai do të shpallet Non Grata nga SHBA-ja.

“Kim ka dalë në terren, Berisha e njeh mirë se ku është. Meta e ka të qartë që nëse bashkëpunon me Berishën dhe i jep të drejtën për t’u regjistruar te partia e Lirisë, edhe Meta do jetë Non Grata. Ky ka qenë mesazhi i këtij takim. Këtu do jemi”, tha Haklaj.

Me gazetarin Denin Minga, Haklaj, i ka quajtur sulmet e Berishës nga Kim, si sulm ndaj SHBA-së

Sulmi ndaj Kim është kundër SHBA,  Berisha po përdor PD që nuk e ka për ta përplasur me SHBA, rast i paprecedentë”, shtoi Haklaj.

Takimin e Kim me 3 përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, ish kryetari i PD-së, Ibsen Elezi e sheh në dëm të imazhit të diplomates dhe vetë SHBA-së.

“Pa pikë morali politik, Gjiknuri u kap duke vjedhur vota e ndërsa Rama e ka graduar numri 2 të partisë. Alibeaj përfaqësues i 1900 karrige, 5000 e sa vota, përfaqëson një manipulim të hapur, s’ka lidhje fare me nocionin e shumicës. Ndërsa Ilir Meta, ka sjellë Ramën në pushtet, tani e thotë e kam në aleat, ky është turpi i Berishës. Ul imazhin e vet dhe të Amerikës, 3 palë hajdutë që t’u thotë ju që keni vjedh mos vidhni më”, tha Ibsen Elezi.

Ndërkohë, ndalur te zhvillimet brenda PD-së, gazetari Flogert Muça tha se është e qartë se amerikanët nuk do e pranojnë Sali Berishën në politikë.

“Më mirë që të shkrihej dhe të formohet një parti e re, e parikuperueshme plaga. Amerikanët nuk e pranojnë me Berishën në politikë, do e çojnë për në fund”, tha Muça.

Sot Yuri Kim pati takime me Damian Gjiknurin nga PS-ja, Ilir Metën nga Partia e Lirisë dhe Enkelejd Alibeajn nga PD-ja zyrtare në lidhje më 14 Majin, Ambasada e SHBA shton se, Amerika kërkon kandidatë të pastër dhe iu rikujtuan partive politike rekomandimet e OSBE ODIHR.   

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku: 09/03/2023 08:37

    po ketu nje mut jane te gjithe mor jahu, kush rri ne nevojtore vjen ere

    Përgjigju
  • Ura: 09/03/2023 04:32

    Hajde pyke hajde.

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/03/2023 00:34

    Kim është Prostituta e Edvin shkjaut shqipfolës dhe e Vucicit fashist

    Përgjigju
    • Meri: 09/03/2023 09:02

      Je person pa morale,pa dinjitet:

    • Boti: 09/03/2023 08:15

      O arberor ja bere fellation albinit sot?

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare