‘Erdogan është totalisht i çmendur’! Kështu ka deklaruar ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, teksa ka komentuar përplasjet e fundit mes Athinës dhe Ankarasë. Sipas tij, arrestimi i dy ushtarakëve grekë pak metra brenda kufirit turk ishte i planifikuar nga Ankaraja për t’u përdorur më pas politikisht.
Duke shënjestruar direkt Presidentin e Turëisë, Erdogan, ministri grek është shprehur se në shtetin turk drejtësia funksionon me urdhër të sulltanit, ndaj dhe paraburgimi i ushtarakëve mund të shkojë deri në 15 vite.
I pyetur nëse Athina ka ura komunikimi për këtë çështje me Ankaranë, ai është përgjigjur: “Çfarë ura komunikimi? Këtu po flasim për Erdoganin që del e shan publikisht SHBA, Netanjahun. Po flasim për një njeri që është çmendur krejtësisht. Si të komunikosh me të?”
Ai ka deklaruar se Greqia është serioze në pozicionin e saj, duke paralajmëruar fqinjët se nëse shkelet sovraniteti territorial i saj do të përgjigjet ashtu siç duhet. “Nuk do të biem pre e provokimeve për të luajtur një lojë tensionesh”, është shprehur Kammenos.

Komente

Trampi Putini Erdogani dhe Kim Jongu po i vene zjarrin globit.
Përgjigju