Deklarata e Klosit për përhapjen e COVID-19, Rama me batutë: Ulni zërin në studio

Gjatë fjalës së tij për mediat mëngjesin e sotëm, Rama komentoi me batutë dhe deklaratën e ministrit Blendi Klosi për përhapjen e koronavirusit përmes valëve të muzikës.

Ai tha se toni i debateve nëpër studio duhet të ulet pasi rrezikon përhapjen e virusit.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama  ndau edhe një batutë me gazetarët për deklaratën e ministrit Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin Covid-19.

“Të mërkurën do të publikohet akti normativ edhe me shqetësimet tuaj specifike, po sikur të ulej pak zëri nëpër studio, duke mbajtur parasysh edhe këshillën e ministrit për punën e valëve do të ishte edhe kjo një punë e madhe”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Nga e enjtja maska e detyrueshme në çdo ambient, edhe në rrugë', Rama: Gjobat do të vihen në faturën e dritave (VIDEO)


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian

Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian