Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.

Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave. Ai tha se masat do të jenë më të rënda për punonjësit e shtetit se sa qytetarët e tjerë.

 "Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme. Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund t'a anashkalojë dot askush. Gjoba duhet të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë gjoba ajo pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Atëherë ajo do të rëndojë në ekonominë shqiptare nëse për shëndetin fjalët nga një vesh ju hyjnë dhe nga tjetri ju dalin. Policia Bashkiake do të merret me këtë. Të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cënojnë në autobusë, në makinë, në trotuar, në sheshe, në park, në rrugë e patolerueshme mosmbajtja e maskës. Nëse në biznese gjoba vendoset në rrugë tradicionale, për individët do të vendoset tek fatura e dritave" - tha Rama.

Rama tha se shteti kërkon që të evitojë kthimin e një karantine të përgjithshme pavarësisht numrit të shtuar të infektimeve. Ai tha se gjatë periudhës vjeshtë-dimër do të rriten më tej kapacitetet testuese për koronavirusin.

"Së pari situata e përgjithshme në Europë dhe më gjerë ka rifilluar të bëhet shqetësuese. Ishte e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin. Por nëse në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine, ajo që ne duhet të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por duhet të kujtoj që në fazën e parë ja dolëm me sukses të përballemi me goditjen e parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të pandemisë të sistemit tonë mbrojtës në spitale. Nëse në fillim ishte infektivi ishte stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi 4 spitale COVID. SPitalet që janë në funksion ku mjekët po bëjnë një punë heroike. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës, me mjekë të trajnuar specifikisht për epideminë. Kemi 36 autoambulanca të specializuar. Terapia intensive është e pajisur me 500 shtretër. Gjatë periudhë vjeshtë-dimër do të shtojmë kapacitetet testuese. Jemi ndër vendet e para që kemi siguruar financën për të siguruar vaksinën. të gjitha vendet angazhojnë një shumë dhe zënë një radhë. Jemi në grup të parë të vendeve në radhë për të marrë një vaksinë. Situata në vend nuk mund të ndiqet pa u shqetësuar. Me ftohjen e temperaturave dhe kalimin e kohës së njerëzve që rrinë në vendet e mbyllura. Qoftë dhe njerëzit që mendojnë se kjo është një konspiracion duhet të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre. Një mbyllje e përgjithshme nuk do kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi të gjithë bashkë solidarë se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shohim rihapjen e kanalit prej nga do rrjedhin të ardhurat e familjes. Jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit. Kini parasysh që para dy ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Maksimumi do i bëjmë maskat me detyrim. Puna është bërë fantastike nga ana e volumit të masave të marra. Falja e gjobave që bëmë. Natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari, pronari të cilësdo hapësirë private dhe të brendshme të bëjë punën e vetë pa pasur nevojë për masa represive. Fatkeqësisht një pjesë nuk e kuptuan kështu dhe ja kanë "hedhur" vetes dhe familjes së tyre" - tha Rama.

Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se në ditët në vijim do të shqyrtohen dhe protokollet e trajtimit të pacientëve me koronavirus.

"Prej momentit të parë ka pasur një analizë. Ne protokjollet spitalore i shohim dhe i rinovojmë në mënyrë ciklike. Njësoj dhe protokolleve ambulatore. Protokolli me stade, do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndësor. Do të kemi një rishikim të protokolleve. Nuk ka një terapi të shënjestruar për trajtimin e COVID. Kemi vetëm trajtim të simptomave prandaj rishikohen vazhdimisht. Parimi në mjekësi është mos dëmto. Rishikimi i këtre protokolleve do sjellë një risi në barnat që do të përdoren si dhe trajtimet" - tha Rama.

Gjithashtu ajo tha se aktualisht janë dhe 150 mjekë dhe staf mjekësor në pritje që të angazhohen në luftën kundër koronavirusit.

"Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment dhe element me të gjithë seriozitetin që i takon. Vijon të forëcojmë kapacitetet tona me mjekë dhe infermierë. Vijon trajnimi i tyre. Për të mbështetur ata kemi dhe 150 staf mjekësor për të trajnuar në mbështetje të tyre. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësinë e faktit që Shqipëria vdekshmëria është më e ulët në raport me numrin e infektimeve. Kërkohet durim, kurajo, sakrificë. Maska do jetë detyrim. Edhe sikur të jemi të hapur dhe të sëmuremi, kjo e dëmton karantinim. Nuk kanë ndryshuar rregullat nga fillimi i pandemisë. Ka një lodhje me pandeminë në të gjithë botën. Ne duhet ta rikthejmë dhe njëherë. Vendosja e maskës, duke vendosur thonjëzat që rastet përjashtuese do njiheni në vijim" - tha Manastirliu.

VIDEO/Konferenca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Deklarata e Klosit për përhapjen e COVID-19, Rama me batutë: Ulni zërin në studio

Gjatë fjalës së tij për mediat mëngjesin e sotëm, Rama komentoi me batutë dhe deklaratën e ministrit Blendi Klosi për përhapjen e koronavirusit përmes valëve të muzikës.

Ai tha se toni i debateve nëpër studio duhet të ulet pasi rrezikon përhapjen e virusit.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama  ndau edhe një batutë me gazetarët për deklaratën e ministrit Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin Covid-19.

“Të mërkurën do të publikohet akti normativ edhe me shqetësimet tuaj specifike, po sikur të ulej pak zëri nëpër studio, duke mbajtur parasysh edhe këshillën e ministrit për punën e valëve do të ishte edhe kjo një punë e madhe”, tha Rama.

Ora 11:54
3 skenarët e hapjes së spitaleve rajonale nëse situata me COVID-19 përkeqësohet gjatë dimrit

 

Qeveria ka gati tre skenarë për futjen në punë të spitaleve rajonale për të infektuarit me COVID-19 nëse situata përkeqësohet gjatë sezonit të dimrit. Aktualisht vendi ka 4 spitale COVID-19 në Tiranë me një kapacitet prej 550 shtretërish, ku deri tani fluksin po e përballojnë COVID 1 dhe COVID 2, Spitali Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, ku ndodhen të shtruar 234 persona të infektuar.

Në rast përkeqësimi qeveria ka gati 3 skenarët e hapjes së spitaleve rajonale nëse plotësohet kuota e 550 shtretërve që kanë 4 spitalet COVID.

Në skenarin e parë: Hapen 5 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 600 shtretër të tjerë.

Në skenarin e dytë: Hapen 4 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 300 shtretër të tjerë

Në skenarin e tretë: Hapen 3 spitale rajonale ku shtohen mbi 200 shtretër të tjerë

Në total të 4 spitale COVID së bashku me spitalet rajonale do të ketë një kapacitete mbi 1600 shtretërish për të infektuarit në rast e ka shpërthim të vatrave të epidemisë, sidomos gjatë dimrit. Për shmangien e kësaj qeveri vendosi që nga e enjtja maska të jetë e detyrueshme jo vetëm në ambientet brenda por edhe në rrugë, parke e kudo tjetër.

Ora 11:26
Rama: Masa për punonjësit e shtetit më e rëndë se për qytetarët

Rama tha se masat për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e thjeshtë.

"Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë nga kryeministri deri tek qytetari më i fundit në skajin më të largët të Shqipërisë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do të monitorojnë këtë masë. Masa për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e tjerë pasi ata janë shembull" - tha Rama.

Ora 11:04
Shqipëria garanton dy trajtime falas për COVID-19, ajo e plazmës imune dhe Remdesivir, terapinë që u trajtua edhe presidenti Trump

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.

"Mbajtja e  maskës, larja e duarve dhe distancimi social.  Duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Të gjithë ne i kemi djegur përgjatë gjithë këtyre muajve, nuk janë pak rritja e testimeve janë rritur me 30 % kapacitete gjurmuese në gjithë territorin. Mbi 80 % të rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Padyshim që në vjeshtë kërkohet që të rriten edhe më shumë kapacitete, për të cilat i kemi marrë masat. qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epidemiologëve në gjithë ato zona edhe bashki ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitete logjistike, testimet. Sot kemi dy laborator shtetëror ku testimet bëhen falas, ne përgatitemi për të rritur edhe më shumë numrin e  tyre sidomos në shkolla, bizneset dhe ndërmarrje të mëdha. Sot ne garantojmë 100 % të terapive që kanë dhe vendet e tjera duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe kemi arritur edhe terapinë e Remdesivir-it që po përdoren në vende të Evropës për të siguruar falas këtë terapi të shtrenjtë", tha Manastirliu

Ora 10:52
Rama: Maska e detyrueshme të paktën deri në shkurt! Të mërkurën do prezantohen masat e plota! Për debatet në studio do rishqyrtohet

Kryeministri Rama tha se maska do të mbahet të paktën deri në shkurt

"Ministrja e theksoi që me daljen e aktit përkatës që është marrë opinioni dhe direktivat e ekspertëve. Ditën e mërkurë do të ketë përjashtime shumë specifike. Mos të bëjmë përjashtime me fjalë. Edhe në televizione, ju lutem duhet vënë maska pa diskutim. Për studiot do më thonë më vonë. Nuk mund të kemi intervista në studio me maska. Është shumë e rëndësishme që masat specifike të jenë të reduktuara dhe maskat të kthehen në normalitetin e jetës të paktën deri në shkurt. Në varësi të situatës do të vendosim më tej. Është një virus i hatashëm në mënyrën se si sillet. Ka njerëz që ndërrojnë jetë" - tha Rama.

Ora 10:51
Rama: Duhet evituar një karantinë e përgjithshme! Më mirë një maskë sot se sa një dyqan i mbyllur nesër

Duke folur për rëndësinë e përdorimit të maskës, Rama thotë se është më mirë që të mbahet një maskë sot se sa të mbyllen dyqanet nesër. Kjo duke vendosur theksin tek evitimi i një karantine të përgjithshme.

"Nëse të gjithë e marrin për dobësi unë them që është e më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqani nesër e shkollës dhe e qytetit nesër. Shumë e thjeshtë, unë s'kam mbajtur maskë jashtë, por do e mbaj pasi brenda nuk diskutohet. Kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ta shmangim. Dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer të 5 veta bashkë, tek oraret e kufizuara, mbyllja pas orës 8 apo 9 të darkës nuk dua të kalojmë tek këto masa dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa. Objektivi i çdo shqiptari është të mos i mbyllim në shtëpi, të mos mbyll dyqanin dhe të mos mbyllë shkollën. Kështu që duke komunikuar me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë së fundmi prej tyre opinion që është koha për të bërë të detyrueshme makën sepse duke abuzuar me faktin që nuk lejohet jashtë njerëzit nuk e mbajnë as brenda" - tha Rama.