Nuk ka qetësi te Portugalia. Pas barazimit me Kongon në ndeshjen e parë të Botërorit ambienti ‘luzitan’ vijon të ziejë për shkak të Cristiano Ronaldo-s. Më saktësisht përmendja e tij nga Joao Neves. I pyetur pas ndeshjes për ‘CR7’, mesfushori pjesë e Paris SG u shpreh kështu:
“E dimë se çdo domethënie ka Cristiano Ronaldo për Portugalinë, por sot nuk ka asnjë dallim mes tij dhe pjesës tjetër të kombëtares. Cristiano është këtu për të ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tij. Ashtu si të githë ne. Ai nuk është ndryshe nga të tjerët.”
Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët e Ronaldo-s, të cilët kanë pushtuar rrjetet sociale të Neves. Njëri shkroi: "Dua të jem i qartë, Joao. Komentet e tua për Cristianon ishin të papërshtatshme dhe joprofesionale. Duhet ta respektosh atë”. Të tjerët, megjithatë, ishin edhe më të ashpër: "Arritja më e madhe në karrierën tënde është që po luan me Ronaldon”. Midis shumë GIF-teve që paraqisnin festimet e sulmuesit të Al-Nassr, disa i thonin se është më mirë të lërë fjalët dhe ti pasojë më shumë Ronaldos.
Megjithatë, mes shumë fyerjeve, disa po përpiqen ta mbrojnë Nevesin me gjithë zemër, veçanërisht tifozët e tij nga PSG-ja: "Joao, mbylli gojën të gjithë këtyre kritikuesve, merr në shtëpi kupën dhe trego se CR7 duhet të jetë në stol."
Diskutimet, lajmet dhe thashethemet do të zbuten vetëm në rast se Portugalia arrin të fitojë ndeshjen e ardhshme. Të besuarit e Roberto Martinez ndeshjen e dytë në grup do ta luajnë kundër debtuesve të Uzbekistanit.
Komente




