Deklarata e Osmanit se nuk do të zbatohet marrëveshja e Asociacionit, Vuçiç: Të përgjigjet BE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po presin një përgjigje nga Bashkimi Europian mbi deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nuk Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për shkak të krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjatë një konference për gazetarët Vuçiç është shprehur se kjo është çështje i takon Bashkimit Evropian.
“Nëse nuk duan ta ndryshojnë Kushtetutën, atëherë ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Do të presim përgjigjen e BE-së”, tha Vuçiç.
Katër ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani deklaroi për mediat vendase se Kosova nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. Sipas Osmanit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar marrëveshjen anti-kushtetuese.
Mes Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013 është arritur marrëveshja për themelimin e Asociacionit nën ndërmjetësimin e BE-së. Ndërkohë, në 2015 dy vendet arritën edhe një marrëveshje shtesë për themelemin e Asociacionint, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Osmani ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka lënë hapësirë që Asociacioni të formohet në nivel të një organizate joqeveritare. Sipas saj, ideja e Asociacionit, siç e parashikon marrëveshja e arritur në Bruksel, do të krijonte ndarje.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
O fashist ankohu tek putini se ndoshta do të ndihmon!
Përgjigju