Në lidhje me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili akuzoi Policinë e Shtetit se po ushtron dhunë ndaj përfaqësuesve të opozitës në garën elektorale, referuar incidentit të pretenduar me vëllain e Zef Hilës kandidat i PD-s për Vaunt e Dejes, ka reaguar Ministria e Brendshme.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe Kryeministri kanë kontaktuar menjëherë më kandidatin e djathtë për bashkinë e Vaut të Dejës për të marë edhe versionin e tij për ngjarjen.
“Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria”, thuhet në deklaratë, teksa theksohet se ai do vijojë të qëndrojë i pezulluar nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimeve. Deklarata mbyllet me një keqardhje për PD-në, e cila “nuk ka se me çfarë të meret dhe ka zgjedhur të meret me Policinë e Shtetit”, -thuhet në deklaratë
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Ministrisë së Brendshme
“Në qoftë se z. Paloka ka interes të dijë të vërtetën lidhur me çfarë ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me incidentin të cilit i referohet, në kryerjen e detyrës së tij si shpifës profesionist, mjafton që Partia Demokratike të informohet nga kandidati i saj.
Me kandidatin jo vetëm Ministri i Punëve të Brendshme, por edhe vetë Kryeministri kanë qenë në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm, për të dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, si edhe për ta informuar mbi veprimet e menjëhershme të ndërmarra për zbardhjen e plotë të incidentit.
Punonjësi i Policisë është shoqëruar në Komisariat dhe i është nënshtruar hetimit ku është përfshirë menjëherë edhe Prokuroria.
Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, punonjësi i Policisë do të qëndrojë i pezulluar nga detyra dhe në rast se hetimi do të provojë fajësinë e tij, padyshim do të ndëshkohet njësoj siç janë ndëshkuar për shkelje në detyrë, penalisht apo administrativisht, 11 % e trupës policore, që në filllim të këtyre tetëmbëdhjete muajve e gjetëm rrugëve, siç gjetëm rrugëve vetë shtetin e rrënuar nga keqqeverisja e Partisë Demokratike.
Të mbetur pa drejtim, pa program, pa skuadër dhe pa asnjë mundësi për ta kthyer vendin në drejtimin e gabuar, kundështarët politike të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë zgjedhur të bëhen kundërshtarë të Shtetit e të Policisë së Shtetit. Aq më keq për ta.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com