Deklarata e pasurisë, rrogë
deri në shtator për Halimin

TIRANE - Zbulohen dokumente të reja që vertetojnë se ministri Halimi është paguar deri më 4 shtator të vitit 2009 si Avokat i Shtetit, ndërkohë që kishte marrë dhe mandatin e deputetit nga KQZ që më 1 gusht të këtij viti. Pas zbulimit një ditë më parë dhe botimit të listëpagesës nga ana e gazetës “Shqiptarja.com” që vertetonte se ai kishte marrë pagën si Avokat i Shtetit dhe për disa ditë të muajit shtator, gazeta jonë në mënyrë eksluzive do ta japë sot dhe deklaratën e tij të pasurisë, në të cilën ka një dizrakordancë të fortë për këtë mënyrë pagese si Avokat.

Kështu në deklarimin e tij të pasurisë, deputeti Halimi shkruan se ka “të ardhura nga paga si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit deri në shtator të vitit 2009, rreth 1.2 milionë lekë”. Pra në këtë përllogaritje të deklarimit zyrtar të Halimit nuk përfshihet shtatori, por bëhet fjalë sipas literaturës financiare deri më 31 gusht të vitit 2009, megjithëse mund të merret dhe si pagë e deklaruar për gjithë muajin shtator. Dhe kësaj përllogaritje i vjen në ndihmë dhe shifra poshtë po në deklarimin e pasurisë. Ku thuhet shprehimisht se “të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit shtator-dhjetor 2009”, që përfshin pagën si deputet për tërë muajin shtator.

Pra nuk janë deklaruar në deklaratën e tij të pasurisë të ardhura e marra nga Avokati i Shtetit në shtator 2009 sipas listëpagesës së këtij institucioni, në dy pika që kundërshtojnë njëra tjetrën. Ministri aktual i Drejtësisë, deputeti Eduard Halimi ka dërguar dhe disa dokumente, përmes të cilave deklaron se ai nuk është paguar në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës 1 deri 4 shtator të vitit 2009 në shumën 34229 lekë. Pasi sipas tij, lirimi nga detyra me urdhër të kryeministrit Berisha është bërë me 4 shtator 2009. Pikërisht pas kësaj periudhe sipas tij nuk është paguar më si Avokat i Shtetit, duke filluar më pas detyrën e tij të deputetit, pas datës 8 shtator 2009 kur bëri e betimin. Ndërkohë që për deputetin socialist Ilir Beqja është vendosur nga Gjykata Kushtetuese që të hiqet mandati, vetëm sepse sipas saj, ai pas datës 1 gusht 2009 kur KQZ e shpalli deputet, nuk ka vepruar si i tillë.

(jm/im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen