Pas seancës së zhvilluar sot nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-VV- Nisma, deputetët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku theksohet se angazhohen për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Agjencisë KosovaPress, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke lexuar këtë deklaratë, tha se "deputetët e Kuvendit që përfaqësojmë shumicën parlamentare, të shqetësuar me situatën në vend, të penguar nga pakica parlamentare, duke pasur parasysh praktikat parlamentare evropiane, në përputhje me vendimin e gjykatës, që thotë se deputetët kanë të drejt të gjejnë zgjidhjen, angazhohen për konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës".
"Konstituim sa më të shpejtë të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që t'i hapet rruga qeverisë së re, duke respektuar parimet themelore të demokracisëparlamentare dhe zgjidhje për konstituimin e Kuvendit në përputhje me vullnetin e shumicës paralamentare, e cila kërkohet në Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e organeve të Kuvendit", theksohej në deklartën e koalicionit paszgjedhor, të lexuar nga Osmani.
Deputetja Osmani u shpreh se "i bëjmë thirrje kryesueses së Kuvendit që të thërrasë vazhdimin e seancës, në rast të kundërt, shumica parlamentare do të thërrasë vetë seancën", tha ajo.
Deputetët e koalicionit paszgjedhor janë mbledhur sot në sallën plenare pas shkresës që u kanë bërë në 3 tetor me 62 nënshkrime 120 anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar "seancën e papërfunduar konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit".
Në seancën e kryesuar nga deputetja më e re, Teuta Rugova, deputetët e koalicionit paszgjedhor diskutuan lidhur me zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë, që prej zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
ATSH
/Shqiptarja.com