Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë me neveri akuzat tërësisht politike të Partisë Demokratike sipas të cilave Policia e Shtetit ka shpërfillur një dëshmitar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, pas publikimit në TV News24.
Policia e Shtetit ka konsideruar maksimalisht çdo informacion të ardhur në adresë të saj dhe që ka pasur të dhëna të nevojshme për zbardhjen e ngjarjeve kriminale si dhe zbulimin e autorëve të tyre.
Edhe në rastin e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos, policia ka administruar me seriozitetin e duhur çdo informacion që është dhënë nga qytetarë të ndryshëm, duke verifikuar çdo të dhënë, edhe kur janë paraqitur nga persona anonim.
Në të njëjtën kohë Ministria e Punëve të Brendshme shpreh keqardhje për mungesën e profesionalizmit të treguar nga ana e televizionit “News 24”, i cili është përpjekur të hedhë baltë mbi punën e policisë duke ngritur hije dyshimi pa asnjë bazë faktike, por vetëm duke u nisur nga hamendësime dhe deklarime anonime.
Hapja e ekranit të TV për çdo njeri që pretendon se di rrethana dhe publikimi i tyre pa asnjë verifikim dhe filtër etik, profesional dhe institucional, cënon procesin hetimor.
Pa dashur të insinuojmë së është pikërisht ky qëllimi i “News 24” lidhur me vrasjen e z. Santo, Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje për profesionalizëm dhe etikë, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbështetjen e luftës kundër krimit të organizuar.
Ministria e Punëve të Brendshme garanton opinionin publik se do të vazhdojë të inkurajojë të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të kontribuojnë për sigurinë e përbashkët duke dhënë çdo informacion të nevojshëm për parandalimin e apo zbardhjen e ngjarjeve kriminale, duke i siguruar në të njëjtën kohë për seriozitetin e trajtimit të këtyre informacioneve.
/Shqiptarja.com