Deklarata e Ramës për komisionin e Reformës Zgjedhore, Meçaj: Tregoi se nuk do tolerojë opozitën! Caca: As Rithemelimi nuk e do një kod të ri zgjedhor

Të ftuarit në studion e “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv diskutuan mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ku tha se nëse nuk do kishte vullnet të opozitës për konsensus sa i takon Reformës Zgjedhore, do të veprohet si në vende të tjera të Evropës ku nuk është i nevojshëm një konsensus i tillë.

Ish-deputeti Arben Meçaj tha se një deklaratë e tillë e Ramës nënkupton se nuk do të ketë fare Reformë Zgjedhore nëse opozita nuk dëshiron të arrijë konsensus por preferon të bojkotojë.

“Një palë tani tenton të largohet dhe të bojkotojë punën në institucione.  Rama tha se nuk do keni tolerim nga ana ime dhe tha se tashmë nuk do ketë as presion nga ndërkombëtarët. Gjithashtu tha se nuk do të ketë fare Reformë Zgjedhore nëse opozita do të bojkotojë”- tha Meçaj.

Ndërsa avokati, Përparim Caca tha se Rithemelimi nuk e do këtë lloj reforme zgjedhore duke nënkuptuar se Berisha nuk dëshiron ndryshim të sistemit të ‘kryetarokracisë’ ku kryetari vendos për listat e deputetëve.

“Ndoshta edhe një pjesë e opozitës nuk do të bëjë këtë lloj reforme. Rithemelimi në këtë rast. Partitë e mëdha nuk duan ta ndryshojnë sistemin sepse ky është sistem kryetarokracie. S’ka pasur reformë zgjedhore asnjëherë këtu, vetëm arnime”- tha avokati.

Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini e cilësoi këtë deklaratë të Ramës si një kërcënim ndaj deputetëve duke u bërë me dije se në rast të një trysnie të ndërkombëtarëve mund të bëjë një kod zgjedhor që të vërë në dyshim nëse do të jenë deputetë në vazhdimësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Dje afati i fundit për propozimet mbi votën e emigrantëve, Logu jep lajmin: PD e vetmja parti që ka dorëzuar amendament në Kuvend

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu tha se Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për votën e emigrantëve shqiptarë.

Në studion e ‘Repolitix’, Logu tha se dje në 9 janar ishte afati i fundit për të dorëzuar këtë amendament dhe vetëm PD zyrtare ka arritur ta dorëzojë.

“PD ka depozituar pranë sekretarisë së Kuvendit amendamentin për votën e emigrantëve. Dje më 9 janar ka qenë afati i fundit që gjykata Kushtetuese e ka vendosur që partitë politike të dorëzojnë propozime për votën e emigrantëve. Ne e kemi kapur afatin, fatmirësisht ka një PD dhe një vullnet të mirë për votën e emigrantëve”- u shpreh Logu.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën