Deklarata e Trumpit dhe plani B i Ramës

Deklarata e Trumpit dhe plani B i Ramës

Rama dhe Trump gjate takimit ne Bruksel

Gjatë një interviste në televizionin amerikan, "Fox News", presidenti Trump ngriti pikëpyetje mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e Malit të Zi dhe Shqipërisë, në rast të një agresioni ndaj tyre.

Moderatori i "Fox News-it", Tucker Carlson, e pyeti Trumpin: "Përse im bir duhet të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë vend nga sulmet?" Dhe presidenti iu përgjigj: "Të njëjtën pyetje kam shtruar edhe unë vetë".

Gazetari më pas i tha: "Tani, nuk është se unë jam kundër Malit të Zi... ose Shqipërisë, por...". Dhe Trump-i e ndërpreu:  "Jo, por ata janë njerëz shumë agresivë dhe mund të bëhen edhe më shumë, dhe urdhëro, ja ku e ke Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo është e padrejtë".

Mali i Zi dhe Shqipëria kontribuojnë për luftën e Afganistanit më shumë trupa për frymë, sesa vetë Amerika, e cila e nisi atë luftë për mbrojtjen e saj nga terroristët islamikë. Dhe ajo luftë përbën rastin e parë e të vetëm, kur vendet e NATO-s janë futur në luftë për mbrojtjen e një vendi anëtar të saj. Por ky fakt ka pak rëndësi për Trump-in, i cili me fjalët e mësipërme ka dashur të japë mesazhin politik, se është i interesuar t'i tërheqë trupat amerikane nga zona të tilla si Ballkani.

Por çfarë pasojash do të sillte në Ballkan, një largim i trupave amerikane?

Politika pothuaj e shpallur e Putin-it për Ballkanin, është ajo e rikthimit të zonave të vjetra të ndikimit në gadishull. Gjegjësisht, influencës austriake në vendet me shumicë katolike, influencës ruse në vendet me shumicë ortodokse dhe influencës turke në vendet me shumicë myslimane.

Një pengesë për këtë objektiv afatgjatë të Putin-it, është prania ushtarake dhe politike e SHBA-së në Ballkan. Në qoftë se Trump-i e ka ndarë mendjen për t'u tërhequr eventualisht nga Ballkani, do të rritet gradualisht ndërhyrja ruse në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Bosnjën Lindore, Kosovën Veriore  dhe Maqedoninë Lindore. Ndërkohë do të rritet ndërhyrja e Turqisë në pjesën myslimane të Bosnjës, Shqipëri, Kosovën Jugore dhe Maqedoninë Perëndimore.

Në kushtet e një vakuumi të krijuar nga largimi i trupave amerikane, nuk është çudi që të ndodhin edhe ndryshime kufijsh në Ballkan, duke filluar nga veriu në Bosnjë, e duke përfunduar në jug me Maqedoninë.  Ardhja e trupave amerikane në Ballkan, e paqtoi gadishullin tonë, ndërsa largimi i tyre eventual mund ta turbullojë përsëri...

Në qoftë se trupat amerikane largohen nga Ballkani, gradualisht do të rritet prania ushtarake dhe ekonomike e Rusisë dhe Turqisë në Ballkan, secila në zonat e vjetra të influencës. Në këto kushte, do të zbehet interesi i Bashkimit Europian për ta integruar të gjithë Ballkanin në të.

Dhe Edi Rama e ka një Plan B, për një skenar të tillë...

Sapo fitoi zgjedhjet e 2013-ës (pa u betuar ende si kryeministër), Rama bëri një vizitë tejet miqësore në Turqi, ku pati një takim shumë të gjatë kokë më kokë me Erdoganin. Më pas, ai ishte i ftuar nderi në dasmën e djalit të Erdoganit dhe madje publikoi foto ku dukej se Erdogani ishte bërë "shoferi" i tij, duke e shëtitur me veturë në Stamboll.

Pas këtyre takimeve të Ramës me Erdoganin, u shtuan ndjeshëm investimet turke në Shqipëri. Stoku i investimeve direkte turke ishte 413 milionë euro në fund të vitit 2014 dhe arriti në 520 milionë euro në fund të vitit 2017. Në vitet në vazhdim, ky stok pritet të rritet me ritme eksponenciale. Aeroporti i Vlorës dhe linja ajrore kombëtare shqiptare, janë investime që priten të fillojnë së shpejti – të dyja investime turke të lidhura me një konsorcium të afërt me birin e Erdoganit. Më tej, priten investime turke në infrastrukturën rrugore dhe portuale, si dhe në sektorin energjik.

Për të ndenjur sa më gjatë në pushtet, katoliku Edi Rama mund të kthehet nga një kalorës i Perëndimit (që pretendonte të ishte kur qe në opozitë), në një kalorës të Turqisë myslimane...AFP

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 23/07/2018 18:40

    Berisha asht burre mbas Trapit.Nuk asht trap krejt po besa asht ma zi se zifti.

    Përgjigju
  • tini: 23/07/2018 12:05

    Nese Rama mendon te zbatoje planin B , ta di mire qe populli shqiptar nuk do tja fali kurre dhe ate pushtet qe ketkon ta mbaje me ndihmen e Erdiganit nuk di ta gezoj kurre . Shqiperia eshte shtet i pamvarur ,dhe kurre nuk do lejoj otomanizimin e saj . Cdo i gabuar qe Rama ka nis me kohe ,do ti kushtoj shume rende . Populli te votoj per te mbrojt interesat e tij dhe jo ti shesesh ato . Kujdes me investimet turke , se ato jane pjese e planit te Dautogluse per kthimin ne teritoret e ish perandorise otomane . Mos lyaj me shqiptaret se do jesh kosto .

    Përgjigju
    • Kokomani: 24/07/2018 14:14

      Shqiperia e pavarur?! Po flet perralla.

    • XXX: 23/07/2018 14:27

      Populli shqiptar do fal Ramen siç fali Berishen Meten dhe t gjith me rradh...sepse esht populli ma pa karakter dhe frikacak n bot.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim