Ish-deputetja e LSI Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ilir Beqajt për uljen e pensioneve suplemntare dhe pagave të punonjësve të shtetit për të mbushur gropën financiare të shkaktuara nga koronavirusi. Në 'facebook' Gjosha thotë se 'ky është një veprim jo vetëm keqdashës por kriminal!'

"Udhëhiqemi nga një qeveri që shkurton rrogat dhe pensionet por nuk ndalet së paguari pafund konçensione dhe PPP!

Ky është një veprim jo vetëm keqdashës por kriminal!"-shkruan Gjosha.