Deklarata shokuese, ushtarakja
shqiptare: Kosova, e Serbisë!

Deklarata shokuese, ushtarakja<br />shqiptare: Kosova, e Serbisë!
Profesorja në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se kanë qenë familje e përparuar, pasi në dallim nga shqiptarët e tjerë që nuk i shkollonin vajzat ajo është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, raportojnë mediat e Kosovës, duke iu referuar B92.

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur nis lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Haliti, për t’ia marrë djemtë, ndërsa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur. Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtri ose në organet e tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së. Në pankartë u shkrua: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij