Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar propozimin e Presidentit Meta për të hapur një media me gazetarët që sipas tij janë shantazhuar nga qeveria e Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se Meta me historinë e 7 për qindëshit ka para për ta mbajtur një media gjatë gjithë jetës.

"Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese", shkruan Veliaj.