
Menjëherë pas deklaratës së presidentit Meta, ku ky i fundit doli hapur kundër qeverisë dhe ndërkombëtarëve, ka reaguar edhe deputetja Blerina Gjylameti.
Gjylameti në reagimin e saj i drejton disa pyetje Metës, ndërsa thekson se sot ai mendon vetëm për pakicën dhe jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë.
Duke kritikuar presidentin edhe për qëndrimin e mbajtur ndaj aleatëve SHBA dhe BE, Gjylameti shkruan se koha ka treguar se “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, ndërsa rikonfirmon se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.
Postimi i plotë:
“Lind pyetja! Si ka mundësi që Presidenti e shikon gabimin tek maxhoranca, kur vetëm kjo e fundit bën thirrje të vazhdueshme që opozita të ulet në dialog dhe të merrte pjesë në zgjedhje?! A nuk duhet të ishte detyra e presidentit kjo vallë?! Sipas Presidentit, sot ai mendon vetëm për pakicën e shtëpisë, jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë dhe të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë në të drejtën e tyre kushtetuese. Mesa duket Presidentit nuk është në terezinë e lartësisë së detyrës që përfaqëson, por më shumë tek interesat e ngushta të një pale…
Ndoshta ka ardhur koha që Presidenti të reflektojë! SHBA dhe BE folën qartë, ndërsa shqiptarët dhe Shqipëria e ka bërë zgjedhjen me kohë. Koha ka treguar se “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim. Zgjedhjet në 30 Qershor", shkruan Gjylameti.
Lajmi kryesor:
Sulmi kundër Brukselit dhe Ramës, Balla-Metës: Shërim të shpejtë, lexo këtë që po të shkruaj










