Sulmi kundër Brukselit dhe Ramës, Balla-Metës: Shërim të shpejtë, lexo këtë që po të shkruaj

Sulmi kundër Brukselit dhe Ramës, Balla-Metës: Shërim të shpejtë, lexo këtë që po të shkruaj

Pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta kundër qeverisë dhe ndërkombëtarëve dhe ku disa prej kërkesave të opozitës i cilësoi si teka, kanë ardhur edhe reagimet e para. Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Balla-Metës: Shërim të shpejtë dhe meqë nuk dëgjon mirë lexo këtë që po të shkruaj...

1560271012_1559994554balla.jpg
Kryetari i grupit të PS-së i është përgjigjur sërish Presidentit Meta pas deklaratave të tij të fundit në konferencën për shtyp. "Degjova nga Presidenti Meta qe ka qene i semure ne kete periudhe dhe nuk degjon mire! I uroj ne emer te Grupit Parlamentar sherim te shpejte dhe meqe nuk degjon mire po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit: Zoti President ju nuk keni asgje ne dore lidhur me daten e zgjedhjeve te dekretuar prej Jush.

ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, ne respekt te plote te dekretit te nxjerre prej Jush ne respekt te detyrimit kushtetues qe keni. Ndersa çdekreti Juaj eshte nje lajthitje antikushtetuese, qe meriton te gjithe vemendjen e Parlamentit, te cilen do ta keni te plote te enjten, ku do te miratojme edhe Rezoluten perkatese lidhur me lajthitjen ne fjale. Te shkuara edhe njehere Zoti President" shkruan Balla.

Ora 18:29
Deklaratat e Metës, reagon Gjylameti: Po mendon vetëm për pakicën, zgjedhjet më 30 qershor


Menjëherë pas deklaratës së presidentit Meta, ku ky i fundit doli hapur  kundër qeverisë dhe ndërkombëtarëve, ka reaguar edhe deputetja Blerina Gjylameti.

Gjylameti në reagimin e saj i drejton disa pyetje Metës, ndërsa thekson se sot ai mendon vetëm për pakicën dhe jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë.

Duke kritikuar presidentin edhe për qëndrimin e mbajtur ndaj aleatëve SHBA dhe BE, Gjylameti shkruan se koha ka treguar se “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, ndërsa rikonfirmon se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

Postimi i plotë:

Lind pyetja! Si ka mundësi që Presidenti e shikon gabimin tek maxhoranca, kur vetëm kjo e fundit bën thirrje të vazhdueshme që opozita të ulet në dialog dhe të merrte pjesë në zgjedhje?! A nuk duhet të ishte detyra e presidentit kjo vallë?! Sipas Presidentit, sot ai mendon vetëm për pakicën e shtëpisë, jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë dhe të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë në të drejtën e tyre kushtetuese.  Mesa duket Presidentit nuk është në terezinë e lartësisë së detyrës që përfaqëson, por më shumë tek interesat e ngushta të një pale…

Ndoshta ka ardhur koha që Presidenti të reflektojë! SHBA dhe BE folën qartë, ndërsa shqiptarët dhe Shqipëria e ka bërë zgjedhjen me kohë. Koha ka treguar se “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim. Zgjedhjet në 30 Qershor", shkruan Gjylameti.

Ora 17:15
Tërheqje nga nisma për shkarkimin e Metës? Balla: Aspak! Dëshirat e tij, s'mund të jenë dekrete

Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla u shpreh se shumica nuk është tërhequr aspak nga nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi e akuzojnë se shkeli Kushtetutën për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

A jeni tërhequr nga shkarkimi? "Aspak! Rezoluta e ka... pikësëpari është të qartësojë së është Republikë parlamentare. Dhe presidenti ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedentë i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Lëreni Kuvendin të bëjë detyrën që i takon. Të enjten do të ketë një diskutim të gjerë dhe në fund do të dali në një rezolutë me një qasje institucionale. Përballë një akti antikushtetues do të duhet një vendimmarrje e përgjegjshme. Presidenti nuk e ka këtë kompetencë. Mund të ketë shumë dëshira po jo të gjitha dëshirat ti shndërrojë në dekrete" tha ai.

Më pas i foli për takimin me një delegacion gjerman që vizitoi Shqipërinë. "Ka një numër të madh deputetësh gjermanë që mbështesin rekomandimin. Ka një proceduar dhe Bundestagu ka edhe një javë punë dhe sipas planifikimeve do ishte e pamundur që të shqyrtonte, kërkohet votim me më shumë se 700 anëtarë nga Bundestagu. Unë e kam thënë se viti 2019 do të jetë viti i bisedimeve".

 

Ora 17:04
Spiropali tallet me Metën pas deklaratave kundër Ramës: U bë për të qarë hallin

1560265524_1560157533spiropali7.jpg
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta. "E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin" shkruan ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • IshFRESSH: 11/06/2019 19:41

    O spiropal o mortja qe ste ha shite veten te lali eri per tu bere kryetare fresshi dhe aty spati zgjedhje por sherr ne pallat te kongreseve dhe ishte dicka e paracaktuar e dole Fituese e tani u shite te edi rama per post ministrie turp e faqja zeze kush del ne media e ben deklarata.

    Përgjigju
    • Fred: 11/06/2019 21:05

      Kush eshte ky 'IshFRESH' mor aman?!! I shkreti sa tru nuk paska e sa felliqesira paska.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë