Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje.
Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!
Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!
E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.
Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Dhjetor, 07:30
Çfarë vlerësimi keni për drejtimin e SPAK nga Altin Dumani?
-
Anoj pozitiv
43.8%
-
Anoj negativ
29%
-
Të përzier
27.2%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë kudo (VIDEO)
15 Dhjetor, 11:48
-
PD u tërhoq nga puna për 'Zgjedhoren' e 'Territorialen', Balla: Shantazhime nuk ka! Reflektoni deri më 22 janar, ose marrim shumicën e vendeve në 2 komisionet
15 Dhjetor, 09:58
-
‘Transformimi i Onkologjikut vazhdon’, Rama publikon pamjet brenda spitalit
15 Dhjetor, 08:19
-
Adrian Thano: Edhe sikur agjentët e BKH të jenë të papjekur e të nxituar, a duhet të flasë me këtë gjuhë Kryeministri?
14 Dhjetor, 21:47
-
Rikthimi i Ballukut në detyrë/ Berisha: I dhanë Lubisë kohë për të manipuluar provat! Tani nuk ka pengesa që ministrat të vjedhin shqiptarët
14 Dhjetor, 12:26
-
Rama: Trimoshat e BKH s'donin të dorëzonin patllaken te dera e Kryeministrisë! SPAK: Hetuesit ishin për pezullimin e Ballukut, armët u dorëzuan pa debat! Kundërpërgjigjet kreu i qeverisë
14 Dhjetor, 10:08
-
Rama përgëzon Klodian Brahon: Kam besim se do ta çojë SPAK në një tjetër nivel! Respekt për Dumanin, realizoi reformën në drejtësi (VIDEO)
14 Dhjetor, 09:58
-
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent unik në botë! Gjyqtarëve u ka marrë koka erë, duan t’i rrisin rrogat vetes, të hapin me dhunë arkën e shtetit (VIDEO)
14 Dhjetor, 09:49
-
Bislim Ahmetaj nga mbledhja e kryesisë: PD dha firma “pa doganë” për Shabanin! Nuk rregullohen gabimet me ndjesa në FB
14 Dhjetor, 09:04
-
Salianji ‘kryqëzon’ Nokën: Kujdes lidhjet me Suel Çelën! Me kërcënimet e tij u more firmat demokratëve për të mbledhur Kuvendin e PD 4 vite më parë
14 Dhjetor, 08:08
-
'Firmat për Shabanin gabim', Gjekmarkaj dorëzon dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, por Berisha s'ia pranon! Kërkohet shkarkimi i Bardhit dhe i Nokës
13 Dhjetor, 20:20
-
‘Dikur hero, sot tradhtar’, Mërtiri: Absurde të mendosh që Salianji po i shërben Ramës
13 Dhjetor, 19:23
Dëgjoheni këtë kryetarin e BQve.
Përgjigju