Deklaratat pas shortit në Kupë, prëfaqësuesi i Luftëtarit: Ua kemi marrë dorën ekipeve kryeqytetase

Menjëherë pas përfundimit të shortit në Kupën e Shqipërisë kanë folur përfaqësuesit e klubeve. Më diplomat është treguar Nderim Nexhipi, drejtori i klubit të Kukësit që në gjysmëfinale do të përballen me Skënderbeun. Ndërkohë entuziazt për shortin kanë qenë gjirokastritët që nëpërmjet përfaqësuesit të tyre janë shprehur ‘se ia kanë marrë dorën ekipeve kryeqytetase.

Më poshtë deklarata e plota:

Arbi Laçi (Tirana): “Shorti më pëlqeu, Luftëtarin e kemi rival edhe në kampionat. Objektivi është Europa nëpërmjet Kupës, por natyrisht jemi të fokusuar te kampionati”.

Artur Dadaj (Luftëtari): “Më pëlqeu shorti, ua kemi marrë dorën ekipeve të kryeqytetit. Interesante është se me Tiranën jemi rivalë për mbijetesë. Kemi shpresa të kalojmë në finale të Kupës. Kemi shumë besim për mbijetesën, edhe në Kupën e Shqipërisë. Kemi mundur Partizanin në Tiranë, pse të mos e kalojmë edhe Tiranën e ta fitojmë trofeun. Shpresat janë të mëdha, ekipi është i mirë dhe në formë, trajneri është i zoti. Jemi gati dhe do të plotësojmë çdo kriter”.

Nderim Nexhipi (Kukësi): “Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim me trofe sezonin. Ndeshja e parë, me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Skënderbeu? Dihen cilësitë e tij, janë dy ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi, do të jetë betejë deri në fund”.

Oldi Lulja (Skënderbeu): “Përballje e fortë, e bukur dhe që do të ofrojë emocione. Skënderbeu është fituesi në fuqi i Kupës dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojë aty. Klubi ka pasur disa luhatje, por në këtë moment jemi në formë. Eshtë normale të na kenë frikë në Kupë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar