Për këtë arsye (duan të thonë disa) jeta e njeriut zgjatet gjithnjë e më shumë, pa qenë nevoja kurdoherë që të shpenzojë qimet e kokës për ilaçe, apo të jetë i kujdesshëm në të ushqyerit e përditshëm. Sidomos në Shqipëri, kjo zgjatje është bërë e qëndrueshme, sepse politikanët me deklaratat e tyre paraqiten përherë e më të pakursyer për t’i dhuruar publikut atë që nuk mund ta gjejë në asnjë farmaci të botës.
Për të qenë konkretë dhe të besueshëm për çka u tha më lart, mjafton që në paragrafët më poshtë të riprodhohet thelbi i dy prej deklaratave të vona të dy emisarëve të Partisë Demokratike në opozitë që prej rreth një viti e gjysmë. Më së pari, atë të Kryetarit të saj, i cili së fundmi ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane.
Në këto rradhë nuk mund të thuhet saktësisht, se çfarë rekomandimesh të vlefshme iu bënë atje nga aleatët e shteteve me demokraci tradicionale dhe ekonomi të zhvilluar, mbi programin dhe platformën që do të duhej të ndiqte forca kryesore e opozitës politike në këtë vend të Ballkanit Perëndimor. Por, sidoqoftë, diçka është e sigurt, diçka që vetë Lulzim Basha e shqiptoi javën e kaluar përpara kamerave, duke u dhënë fund mëdyshjeve rreth pjesëmarrjes së Partisë që kryeson në zgjedhjet e pritshme të 21 qershorit.
Po, ai konfirmoi se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet për organet drejtuese të qeverisjes vendore, sipas Hartës së re territoriale me vetëm 61 bashki. Tashmë dihet rezistenca që ka bërë shumica e opozitës për të refuzuar reformën administrative-territoriale në Shqipëri, që nuk mund të mohohet se mori bekimin edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij. Mirëpo, në po atë intervistë ai konfirmoi përfundimisht që, kur nga buzët e tij të ngazëlluara kohë e pa kohë dalin edhe ca fjalë si ato nga Brukseli, publikut të gjerë nuk mund t’i mbahet e gajasura, duke e falenderuar për dhuratën që u lëshon bashkatdhetarëve në formë indulgjence.
Pra, që vendimi përfundimtar i tij dhe i atyre që i fryjnë këtu në vesh të merret pasi ky publik të kalojë fazën e ndërmjetme të “purgatorit”. Më troç: “PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për Hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD”.
Nëse kjo Hartë, sipas Bashës, bikërka ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë, përse atëhere PD nuk u tregua aktive për korrigjimin që në fazën e hartimit të saj? Përse ajo e la vitin e kaluar komisionin e posaçem parlamentar gjatë disa javëve në pritje të përfaqësuesve të saj, vendet e të cilëve mbetën bosh deri në miratimin e projekt-ligjit përkatës pikërisht ditën e fundit të atij sesioni? Më tej, përse nuk u bindën liderët e Partisë Demokratike për kushtetutshmërinë e ligjit të përforcuar nga votat e mbi 3/5-ave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, edhe pasi Gjykata kushtetuese vendosi të hidhte poshtë ankimin e opozitës politike?..
Sa më shumë të shtohen pikëpyetjet, aq më tepër shumë njerëzve u vjen gazi në grykë. Deri sa u shpërthen plot zhurmë e gajasura, kur Lulzim Basha vazhdon ligjërimin e vet, duke bërë të ditur se ai dhe ca të tjerë si ai e konsiderokërkan 21 qershorin “një referendum të madh qytetar, për t’u shprehur me votë jo vetëm për kandidatët e opozitës, por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi, i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim Hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre”.
Gajasja mund të mos kishte të sosur, nëse Basha s’do t’i largohej kamerës edhe më shpejt se sa nxjerr llafet nga goja. Po, mund të mos kishte pasur të sosur, sepse çdo votues e di si një e një që bëjnë dy se përpara kutisë së votimit atij do t’i duhet të vërë në fletët e votimit një kryq apo një vizë në krah të siglave të partive dhe emrave të përvetçëm të kandidatëve të tyre për kryetar. Pra: Ku qenka referendumi? Ose: Si do të fillokërka pas zgjedhjeve të pritshme procesi për të vendosur një hartë të re? “Nëma se nuk ma ke!” – i shpjegonin qëmoti situata të tilla.
Nuk ia vlen të zgjatemi këtu edhe me faktin përse Kolegji Zgjedhor i quajti antiligjor ca formate për referendume lokale, të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkesat për të cilat ishin paraqitur atje jo nga banorët e komunave të veçanta, por nga vetë zyrtarët e Partisë Demokratike. Aq shpejt dhe në mënyrë groteske u shpreh kjo e vërtetë në një mbledhje të këtij organi epror të administrimit zgjedhor, ku Kryetarja kërkoi ndjesë për një “lapsus” të saj, sa që nuk munguan po aq shpejt të qarkullonin edhe barcoleta, të cilat shkaktuan në publik gajasjet e rradhës.
Por le të mos nxitohemi për të nxjerrë përfundime, përderisa nuk mund të rrihet pa përmendur edhe se po atë ditë, kur Basha fliste nga Brukseli, një deputet i kësaj Partie, në postin e Zëvendëskryetarit të Komisionit parlamentar të Ligjeve, Oerd Bylykbashi shprehu në punimet e këtij Komisioni mundësinë e bojkotit të opozitës për reformën në drejtësi, deri në momentin që të zhbëhen më parë ligjet, që u miratuan nga mazhoranca në mungesë të zgjatur të opozitës. Mirëpo, kush duhet të përgjigjet për këtë mungesë?
A mos duhej të bllokoheshin punimet e Kuvendit përgjatë një sesioni të tërë, kur u miratuan një sërë ligjesh me shumicat përkatëse të votave parashikuar në Kushtetutë? Mos vallë u dashka të ndëshkohen edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët i dhanë ‘OK’ përfundimtar hyrjes në fuqi të ligjeve të kontestuara nga opozita? Pra, përsëri: “Nëma, se s’ma ke!”. Dhe gajasjet, si ilaçet falas, ende nuk mbarojnë.
Ende nuk mbarojnë, sidomos kur vetëm tre - katër ditë pas deklaratës së parë të tij, Bylykbashi vete në Kuvend që të shprehë gatishmërinë e opozitës për t’iu bashkuar Komisionit për Reformën në Sistemin e Drejtësisë(?). Mos vallë kaq pak kohë duhej që farsa (kështu e cilësoi më parë ai këtë reformë) të shndërrohej në realitet? Apo, papritur u erdhi vullneti politik, për të ngritur opsionet e duhura në reformimin e organeve të drejtësisë?
Jo, sigurisht që nuk zhvillohet vendi me përralla të tilla, sikurse as me manovrime të çastit, si kjo e fundit. Manovër që lidhet me vizitën e beftë të Presidentit të Komisionit të Venecies, Gianni Buquicchio, i cili i ftuar nga Akademia e Diplomacisë u shpreh në Tiranë përpara një sërë dëgjuesish se, përveç që duhen respektuar dhe zbatuar nga të gjithë të tëra ligjet në fuqi, reforma në drejtësi nuk mund të bëhet e thellë pa disa ndërhyrje të nevojshme në Kushtetutë.
Kaq duhej, pra të shkëputej kjo konsideratë e fundit nga Fjala e mikut evropian që përfaqësuesit e Partisë Demokratike t’i njësonin ndërhyrjet dhe pjesëmarrjet e veta në projektet përkatëse me vrapin drejt një Komisioni të posaçëm, që - sipas tyre - nuk do të arrinte dot në definicione, ngaqë mazhoranca ende nuk i ka mbi 93 votat e duhura për të miratuar amendimet e Ligjit Themelor të shtetit. Ndërkohë që, për çdo eventualitet dhe pavarësisht nëse arrihet të realizohen shpejt apo jo këto ndryshime, nga Partia Demokratike i dërgohet një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, me anë të së cilës ata i bëjnë me dije kushtet e njëanshme për të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, midis të cilave përmendën bashkëdrejtimin e tij, caktimin e numrave të barabartë të përfaqësuesve etj.
Maadje, madje, edhe gëzimin e së drejtës së vetos, çka nuk e arritën dot në rastin e Komisionit të vjetshëm për Hartën e re territoriale. Pra, aktualisht, nga ana e Partisë Demokratike kërkohen pozicione të atilla, që do ta bllokonin dhe zvarrisnin këtë Reformë kyçe për në kalendrat greke.
Kështu, gajasjet nga kraharori i publikut marrin gradualisht në buzët e tij trajtat e nënqeshjeve neveritëse, përderisa bëhet gjithnjë e më e qartë që aktualisht Partia Demokratike, me gjithë ca “përmirësime kozmetike” në forumet drejtuese, në thelb të programit të vet të pandryshueshëm ka destruktivitetin në raportet me koalicionin në pushtet dhe aleatët politikë të këtij koalicioni. Në një kohë kur fare mirë se, aftësia politike gjendet në piedestalin e piramidës së racionalitetit, që vendos marrëdhënie bashkëpunimi edhe ndërmjet kapaciteteve drejtuese të atyre që populli u ka dhënë pushtetin dhe interesave politike të grupeve.
Nëse brenda nesh këto marrëdhënie nuk ekzistojnë normalisht, atëhere elektorati shqiptar apo shumica e tij kanë të drejtë ta shtojnë vëmendjen te dy gjëra organike që janë vërtetuar se kontrollojnë natyrën e liderve opozitarë: instikti dhe përvoja. Instikti, që nuk i lejon dot të pranojnë humbjen e sundimit dhe prandaj bëjnë gjithçka për ta ripërtëritur këtë, duke sakrifikuar edhe të ardhmen e popullit të tyre; përvoja, që gjatë tranzicionit të zgjatur nuk është kursyer dhe vazhdon të mos kursehet me tentativa për destabilizimin e jetës së vendit as në këtë fazë të re të dhënies Shqipërisë të statusit të Shtetit kandidat për në BE.
Të zgjatemi këtu që t’i përmendim këto bëma, qoftë edhe shkurtimisht, ndoshta do të ishte e tepërt. E tepërt, sepse siç shprehej Mark Tuejn me frymën e satirës së pazëvendësueshme të tij, për të thënë të vërtetën mund edhe të mos kujtosh shumë gjëra.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com