grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e Artan Zenelit si anëtar të Gjykatës së Lartë. Shkak sipas demokratëve është mosrespektimi nga ana e institucionit të Presidentit të detyrimit që përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tu konsultuar paraprakisht me institucionin e Kuvendit.
Burime pranë grupit PD në Kuvend, të cituara nga e përditshmja, kanë bërë të ditur se tashmë ka një vendim përfundimtar për rrëzimin e dekretit, por për të kryer atë do ndiqen të gjitha procedurat normale parlamentare. Kandidatura do thirret fillimisht në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe më pas do t’i paraqitet seancës plenare për tu votuar.
Në interpretimin që Gjykata Kushtetuese i bëri një vit më parë cështjes së propozimeve të dekreteve për anëtarë në dy gjykatat më të larta në vend, përcaktoi si detyruese që përzgjedhja e emrave të bëhet pas konsultimeve mes institucionit të Presidentit dhe Kuvendit. Por në këtë rast Presidenti ka vendosur vetë, ashtu sikurse ka edhe raste të qarta kur mazhoranca nuk është konsultuar me Presidentin në emërimet e saj, kujtojmë rastin e emerimit të kreut të KLSH.
Nësë dekreti për Artan Zenelin rrëzohet, atëherë ky do jetë rasti i dytë I rrëzimit të kësaj kandidature. Artan Zeneli u rrëzua edhe në vitin 2008 së bashku me disa kandidatura të tjera për shkak të proceduravë të ndjekura nga Topi.
Beteja e mazhorancës me presidentin Topi në rrafsh institucional ka kohë që ka nisur. Muaj më parë kreut të shtetit iu kthyen tri propozimet e tij për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, cështje për të cilën u shpreh pak ditë më parë edhe Gjykata Kushtetuese. Beteja Topi-PD vazhdon ende në KLD kur mazhoranca është kundër propozimit të tij për nënkryetar të KLD të Ilir Mustafaj. Sipas mazhorancës edhë në këtë rast kreu i shtetit po vepron në kundërshtim me Kushtetutën pasi Mustafaj është zgjedhur në 2010 nga Konferenca Kombëtarë Gjuhësore.
(ns/shqiptarja.com)