Vendimi i Kolegjit për 30 Qershorin/ Ja si precedenti i 2017 rrëzon Metën dhe opozitën (VIDEO)

Kolegji Zgjedhor vendosi dje ligjërimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke rrëzuar dekretin e kreut të shtetit për anulimin e tyre, që u firmos në datë 10 Qershor. Por, Presidenti i Republikës ashtu si Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk e kanë pranuar duke deklaruar se nuk e njohin me argumentin se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë për të shqyrtuar dekretin. Sipas tyre vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit. Por në fakt e kundërta është e vërtetë dhe për këtë ka një precedent që sqaron të gjithë kompetencën ligjore.

Në vitin 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit, teksa pas paktit Rama-Basha dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë partia Forca Rinia ankimoi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, por ky organ u shpreh qartë se nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit të dekretit duke vendosur precedentin.

Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor. Pra duke ardhur në situatën aktuale, dekretit i Presidentit Meta mund të dërgohej në Gjykatën Administrative ose në Kolegjin Zgjedhor.

Dhe kështu ndodhi. Dekreti i Presidentit në mënyrë indirekte u gjykua nga Kolegji Zgjedhor, pas kërkesës ankimore që depozitoi kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri për t'u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 Qershorit me argumentin se Presidenti i anuloi. Kërkesa u shqyrtua dhe u rrëzua duke hedhur poshtë me 5 vota pro dekretin e Presidentit për të lënë në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pra edhe nëse do të ishte ngritur dhe funksionale Gjykata Kushtetuese dhe vendimit do t'i ishte bërë rekurs, gjykata do të ishte e detyruar që të vendoste si trupa e mëparshme që kompetencën e ka pikërisht Kolegji Zgjedhor për të vendosur. Precedenti i Kushtetueses në 2017 vlen si ligj për rastet e mëpasshme, referuar dekretit të fundit të Presidentit duke mbyllur debatin juridik.

 

Vendimi i gjykates Kushtetuese ne vitin 2017

 

Pjesë nga vendimi i gjykatës Kushtetuese në vitin 2017
Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 150, datë 16.06.2017 në cështjen me objekt “Shfuqizimi si antikushtetues i dekretit nr.10351, datë 21.05.2017 të Presidentit të Republikës “Për një ndryshim në Dekretin nr.9883, datë 05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve  për Kuvendin”, duke analizuar legjitimimin ratione materiale të cështjes thekson mungesen e juridiksionit të kësaj gjykatë me arsyetimin se :

(...) Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës, merr në shqyrtim në shkallë të fundit kërkesat që drejtohet kundër akteve të pushtetit publik që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë. Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”.

Në të njëjtin vendim duke analizuar në themel bazueshmërinë e kërkesës, Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se “Përputhja apo jo e dekretit të Presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga kjo Gjykatë”.

Nga sa më sipër, bazuar në parashikimet e nenit 131 dhe 134 të Kushtetutës dhe mënyrën e interpretimit të tij nga GJK në vendimin e cituar më lart, del qartë se kundërshtimi i dekretit të PR i cili ndryshon datën e zgjedhjeve:

1.            Nuk është në juridiksionin e shqyrtimit nga GJK

2.            Sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor;

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në Vitin 2017)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 25/06/2019 10:37

    Hik ore hajdut..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!