Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA-ve.
Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK.
Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.
Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot (30 Janar) një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”. Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.
“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale.
Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.1%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kellogg: SHBA e kupton nevojën e Ukrainës për garanci sigurie
19 Shkurt, 18:40
-
Revolucioni Kulturor i Donald Trump
19 Shkurt, 18:14
-
Trump quan Zelenskyn një diktator: Ky komedian modest na ka marrë miliarda dollarë
19 Shkurt, 17:29
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate pozitive! Askush nuk e përjashton Ukrainën nga negociatat
19 Shkurt, 15:33
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
Mira Murati hap biznesin rival të OpenAI, lancon platformën e saj të inteligjencës artificiale 'Thinking Machines Lab'
19 Shkurt, 14:56
-
'Europa po tkurret ekonomikisht', Arben Malaj: SHBA ka sfidë gjeopolitike me Kinën! Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në
19 Shkurt, 14:27
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
DOGE i dërgoi kërkesa për informacion, drejtuesja e Administratës së Sigurimeve Shoqërore në SHBA jep dorëheqjen! Ja kë emëroi Trump
19 Shkurt, 12:31
-
Takimi në Riad për paqen në Ukrainë, Agim Nesho: SHBA dhe Trump duan të ndajnë Rusinë nga Kina! Europa dhe Zelensky do jenë pjesë e bisedimeve me Putin
19 Shkurt, 12:28